E enjte, gusht 28, 2014 Kosova 05:05

Aktuale

Thaçi: Ndarja në kokat e mykura në Beograd

Hashim Thaçi (Foto nga arkivi)
Hashim Thaçi (Foto nga arkivi)
Idetë për autonomi apo status special për pjesën veriore të Kosovës qarkullojnë vetëm nëpër kokat e mykura në Beograd, tha kryeministri Hashim Thaçi.

Ai është dashur që të raportonte të enjten para Kuvendit të Kosovës në lidhje me takimin e tij të fundit me kryeministrin e Serbisë, Ivica Daçiq, por fjalimi i tij u pamundësua të mbahet, pasi që Grupi Parlamentar i Vetëvendosjes kishte organizuar një lloj performance në formë proteste në sallën e Kuvendit.

Në momentin e daljes së kryeministrit Thaçi në foltoren e Kuvendit, deputetët e Vetëvendosjes, Visar Ymeri e Glauk Konjufca, kanë dalë para tij duke mbajtur në duar pankartën me mbishkrimin “Kosova e Hashimit”.

Aty ishte e vizatuar edhe harta e Kosovës, kurse veriu i saj dhe disa vise tjera të banuara me shumicë serbe ishin ngjyrosur me të kuqe. Vetëvendosje ka akuzuar në vazhdimësi Thaçin se përmes dialogut me Serbinë, po e orienton veriun kah autonomia apo një status special.

Në këso kushtesh, udhëheqësi i seancës, Sabri Hamiti, tha se nuk mund të vazhdonte punën Kuvendi dhe kërkoi pushim 15 minutësh.

Në pamundësi që të mbante fjalimin e tij në Kuvend, kryeministri Thaçi thirri një konferencë për gazetarë në ndërtesën e Qeverisë.

Pankarta e Vetëvendosjes para foltores në KuvendPankarta e Vetëvendosjes para foltores në Kuvend
x
Pankarta e Vetëvendosjes para foltores në Kuvend
Pankarta e Vetëvendosjes para foltores në Kuvend
Nga aty ai lexoi fjalimin që e kishte përgatitur për deputetët. Thaçi tha se të gjitha dilemat dhe interpretimet që po bëhen në lidhje me rezultatet e takimeve me homologun e tij serb, Daçiq për krijimin e ndonjë entiteti të veçantë në veri, janë të pavërteta.

Madje, ai tha se ata që mendojnë se veriu do të fitojë autonominë, i kanë ende idetë e mykura “millosheviqiane” në kokat e tyre.

“Serbia ka ëndërruar edhe ndarjen e Kosovës, edhe formimin e autonomisë, e edhe një status të veçantë apo Republika Srpska, por të gjitha këto janë ëndrra të parealizuara të saj në territorin e Kosovës”.

“Diçka e tillë është vetëm në kokat e mykura të ëndrrave ‘millosheviqiane’ të Serbisë. Këto projekte nuk do të realizohen kurrë në Republikën e Kosovës”
, tha Thaçi.

Thaçi kundërshtoi ashpër çdo ide për ndarje apo status special për veriun. Ndërkaq, shprehu besimin e tij se formimi i asociacionit të komunave serbe, nuk paraqet shkelje të Kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës, por se një asociacion i tillë, siç tha ai, është paraparë me Pakon e Ahtisaarit.

“Asociacioni që do të themelohet nuk do të ketë rol as ekzekutiv dhe as ligjvënës. Kjo është shumë e qartë. Pra, nuk do të jetë zëvendësim për kuvendet komunale dhe përgjegjësitë e komunave nuk mund të barten te ky mekanizëm”, u shpreh Thaçi.

Duke iu referuar takimeve të fundit me Daçiqin, Thaçi tha se kryeministri serb është pajtuar për shuarjen e strukturave paralele serbe të sigurisë dhe drejtësisë në veri të Kosovës.

Mirëpo, në anën tjetër, kryeministri serb Daçiq u tha mediave në Beograd se dialogu me Prishtinën është në krizë dhe se deri më tani nuk janë arritur kurrfarë marrëveshjesh.

Ai theksoi se strukturat paralele mund të zëvendësohen vetëm përmes një asociacioni të komunave, i cili do të kishte kompetenca të caktuara. Ndërkaq,  përsëriti qëndrimin e tij se ndarja e Kosovës do të mund të ishte zgjidhja më e mirë dhe e pranueshme për të dyja palët, por, sipas tij, tash për tash kjo çështje nuk është në tavolinë të bisedimeve.

“Nuk më lejohet më të flas për ndarje dhe përkufizim edhe pse ende mendoj se kjo është zgjidhja më e mirë dhe e pranueshme për të dyja palët”, tha Daçiq. 

Takimi i radhës ndërmjet kryeministrave Thaçi e Daçiq pritet të mbahet më 4 mars në Bruksel, me ndërmjetësim të baroneshës Catherine Ashton.

Temë kryesore edhe e takimit të radhës do të jetë vendosja e një normaliteti në komunat veriore dhe zhbërja e strukturave të sigurisë që Serbia ka ngritur me vite në atë pjesë.

Përparimet në dialog, Bashkimi Evropian u ka vënë si kushte të dyja palëve nëse duan që të avancojnë tutje në proceset integruese evropiane.

(Video nga ndërprerja e seancës në Kuvend.)


Zijadin Gashi

zijadin.gashi+gmail.com

Zijadin Gashi, i lindur më 01 janar 1973 në Prishtinë. Me gazetari ka filluar të merret që nga viti 1997. Si korrespondent i Radios Evropa e Lirë punon që nga maji i vitit 2001.
Twitter
Ky forum është mbyllur
Radhitja e komenteve
Faqja e komenteve nga 1
    E ardhshmja 
Nga : zavensministri Prej : prishtin
02.03.2013 17:01
a mor HASHIM THAQI po ti sha vete une nime pernime te kisha dhan kosoven dore deri sate vdisesh po jo qe na ke thy rrajt po na ke kenaq zoti te kenaqet niher perniher nuk ka as nuk ka me ardh hal toke botes si ti minister si KENEDI JE HASHIM RRENOFESH MOR BIR boll e kam se veq me patike sporti qe po enea e nuk po lloqit boll per kososven

Nga : MANI,USA. Prej : OAKLAND,NEW JERCEY,USA.
01.03.2013 07:32
NE NJE GRYKE MALI,NA ISHTE NJE MULLI;ATA MALSORE
DERGONIN NGAPAK MISER SHKOKLUAR;T'BARDHE POSI BORA,PER BUKE MISERNIKE;PORSE;MULLISI,DISI KISHTE
DESHIRE QE SA ME SHPEJTE TA ZBRAZI KOSH-DRITHIN
QE TE BLUAJE SA ME SHUME;TE FITOJE PER LUM;E,ME
ATE MENDJE CYKE;E NGRITI QARKUN ME PYKE;QE TE
SILLEJ ME SHPEJTE GURI;SA DRIDHEJ EDHE MURI;E;BL-OJA SHPEJTOHEJ E SHKRETOHEJ;TARSHE;ME TRASHE;
COPA, COPA; SA BALLGURE A KRUNDE;NUK GATUHEJ FARE;KURFARE BUKE;SA,KUR ERDH I ZOTI;I RRESHQITI
LOTI;E GJEMONTE SI MOTI;E,LUTEJ TEK ZOTI:-HEU;KUKU
ORE MULLINGJI;MA PASKA PRISHUR BUKEN OR,DILINGJI;
HE, TE VRAFTE TY REJA E ZOTIT;QE;KETE BLOJE-PLOJE
COPA E THERMIA;NUK MUND TE GATUHEJ KURFARE BUKE LUM ZOTERIA;DHE, AS GJEJA NEPER SHTALLA NE NETE DIMERI NUK DO T'I HANIN KETO TALLA-KASHTALLA
AS BALLGUR-KRUNE PER SHTAZE;E,KURFARE BUKE AS BAJATE ORE, AS TAZE;QE E KAM PERNJEMEND;NUK PO
BEJ TALLJE PER SHPALLJE;HE,AS NAZE E QERBAZE!!
TE FALA NJE REFUGJAT LUFTE NGA SHQIPERIA NATY-RALE ME IDEALE NE USA.

Nga : tnt Prej : brukxel
28.02.2013 21:56
zoti hashim nuk po e di a me te mykura kokat beogradi a koka e jote ,serbija hap pas hapi me dinakri djallezore po ja arrit qellimit se pari paasi perfundoj lufta ne kosov serbija filloj me aku za qe per to do te duhej te te pergjigjej vet dhe me ndihmen e shikut qe sot po te rrin kra per kra i burgosi njerz me te devotshem te klosoves si ramushin fatmirin e te tjer mandej nga neglizhimi i juj ata ja arriten te barazojn kriminelin
me viktimen tash po ben autonomi per serbet ne kuader te kosoves autonome ti shitna rren sa te dush po un mendoj se ka ardh koha se nese ki gjak shqiptari te terhiqesh para ksaj marrveshje qe po te pret ....

Nga : dardan Prej : stockholm
28.02.2013 19:37
VV po e tepron, nuk jam aktual dhe krah i ndonje partie,mirpor menyra protestuese e partis VV eshte e tepert,nuk´eshte e njerzishme,sepse ndaluan demokracin .
Nuk besoj personalisht se zotr Hashim Thaqi do te shet Kosoven,ndryshe eshte se qfare e detyrojn fuqit te pranoj kryeministri..
Mirpor cirku ne parlament duhet ndaluat.
Në përgjigje

Nga : Stanisllav Petko Prej : Kosovo je Serbija
03.03.2013 17:46
rrofsh prej stockholmi. VV po kerkojka bashkim me shiperin, jo shitjen e pasuris kosoves, jo kantonizimin e kosoves.
hashim thaqi kerkon te plotesohen krejt kerto kerkesa te serbis

prandaj eshte ma mire per kosoven, serbin,BE dhe ameriken me e ndalue VV me ligj
Në përgjigje

Nga : dardan Prej : stockholm
04.03.2013 23:47
Kur kafshet sillen verdalle dhe komentojn me kopie te redaksive te tjera te mediave shqip .
Dhe vjedhin nga deklaratat e te tjereve duke bere komente ne REL-re.
Eshte koha qe keta persona te dezinfektojn kokat e tyre nga myckuqi ikakapluar.
Dikush ne kete faqe duhet te meson drejshkrimin dhe kur shkruan vet fillon gjithmon pa pika e presje e as pa fillimin standard te textit.
E kur kopjon textet nga redaksit tjera dhe i shfaq si komente personale ne REL-ire citate te intervistave e lidereve te ndryshem ,i duket vetja intelektual e zhurnalist besa edhe president.
Por thjesht ai se kupton se eshte nje IMBECIL.
Per ate arsye ai gjithmon mendon se ia hodhi dikujt .
.
Si Narcisoid apo pse jo edhe Stalker....

Zoti e Bekofe Ameriken dhe Hashim Thaqin qe i shpetuan Kosovaret.nga gjenocidi Serbe....

Nga : Shqiptar Prej : Mesi i Kosoves
28.02.2013 19:14
Vlen per ate qe ka shenuar nen emrin "Kosovar":
Nese te ka mbet merak me jetu nen roberin e Serribise ik shko jeto ne Serrbi.....nuk eshte e vertete qe ke pas buke me shume ne kohen e okupimit me vjen keq a......si eshte emundur te postosh ketu edhe kjo behet me lek ose ke perdore internet kafete qe jan me para ose ke ne shtepi te instaluar internetin i cili nuk eshte fare i lire...leni banalitetet dhe genjeshtrat!!!

Nga : Luan Guri Prej : Prishtin
28.02.2013 16:41
Është për keqardhje për këto lojra të ndyta që është duke i bërë Hashim Thaçi.Vërtetë kjo është de fakto parafillim i ndarjes ,dhe po ky Thaçi po arsyetohet në Kushtetuten e Ahtisarit që po këtë kushtetutë në mynyrë të dhunshme eka aprovuar pa e opytur popullin duke kriju masa të rrepta sigurije dhe duke mos lënë asnji dhe askund duke bisedu ,pra ka qen shtetrrethim i hekurt dhe tash thirret në atë Kushtetutë që më shum kan të drejta minoritaret se shqiptaret .

Nga : SADIKU Prej : VESTBY
28.02.2013 15:28
KOSOVA E FITOJ LUFTEN ME NDIHMEN NGA JASHT! POR SHUM SHPEJT DO TA HUMBIN ME UDHËHEQSIN E SOTËSHME QË E KA.

Nga : Anonim Prej : Prishtine
28.02.2013 14:53
As VV as Qeveri, kap njonin msho tjetrit qasi brumi krejt, edhe na populli njejte, individualisht nese mudneni boni diqka, ekip ncuk nuk funksionojme o daje se jemi t'unte, kurre s'ngihemi

Nga : KOSOWAR Prej : PRISHTINE
28.02.2013 14:45
EUROPA I KA MBYLLE SYTE SEPSE EDHE EUROPA JANE HAJNA SIQ ESHTE QEVERIA E KOSOVES ,KETE KUVEND DUHET SHKARKUE TE GJITHE DUHET DALE JASHTE SE KETA SJANE KAH PUNOJNE PER POPULL POR JANE TU VJEDHE VEQ PER VETI ,POSHTE KUVENDI POSHTE QEVERIA ,EUROPE A PO SHEF SE KU NA KAN PRUE HAJNAT ,NE NUK MERITOJME EUROPE NE MERITOJME AFRIKE SEPSE JEMI PISA IDIOTA HAJNA ,

Nga : dardani Prej : gjermani
28.02.2013 14:20
E MORI VETVENDOSJE PO QFAR NJERZ ISHIT MORE PO JUVE VETEM JU KISHA DERGU DELET NE BJESHK TI RUANI SE PER POLITIK NUK KISHIT LIDHJE ME KRY HIQ
Në përgjigje

Nga : KOSOWAR Prej : PRISHTINE
28.02.2013 14:47
O JARAN TI KE PUNE KE BUKE KE TE GJITHA ATJHE NE GJERMANI E KOLLAJ ESHTE PREJ GJERMANIE ME FOLE HAJDE JETO NE KOSOVE E SHEF SE KUSH ESHTE QEVERIA E KOSVES ,SERBET NA KAN RREHE NA KAN BURGOSE POR KEMI PAS BUK E NE SKEMI BUK O JARANOOOOOOOO
Në përgjigje

Nga : dardani Prej : gjermani
28.02.2013 19:55
E DI QE JETA NE KOSOV NUK ESHT E LEHT MIRPO KENI HARRUAR KAQ SHPEJT LUFTEN EDHE TI SHOKU QE PO THU SERBI NA KA RREH PO KEM PAS BUK ME HANGER PSE A SOT NUK KI A JO SHOKI MOS ME PAS BUK NUK KISHE HI INTERNET HIQ PO ISHE DAL KISHE SHARRIT NAJ DRU SOT EDHE FEMRAT TONA RRIN GJITH DITEN INTERNET
Në përgjigje

Nga : Anonim
28.02.2013 16:13
kush e zgjodhi PDK e Hashimit, shqiptaret e gjermanis apo ju qe jetoni ne kosove
Në përgjigje

Nga : Eki
28.02.2013 15:24
Me ty jam kosovar edhe pse jetoj jasht
Faqja e komenteve nga 1
    E ardhshmja