Ndërlidhjet

Lufta në Irak dhe pasojat në civilë

Majtas: Tymi mbulon pallatin presidencial në Bagdad gjatë një bastisjeje masive më 21 mars 2003.

Djathtas: Një pamje gjatë natës e Fardoos, sheshit të Bagdadit më 9 shkurt 2013.
1/12 Majtas: Tymi mbulon pallatin presidencial në Bagdad gjatë një bastisjeje masive më 21 mars 2003.
Djathtas: Një pamje gjatë natës e Fardoos, sheshit të Bagdadit më 9 shkurt 2013.
Iraku shënon 10 vjetorin e ndërhyrjes së trupave amerkiane më 19 mars të vitit 2003, ku u përmbys regjimi i presidentit të Irakut, Sadam Husein. Në këtë seri të fotografive mund të shihni pamje nga Iraku para, gjatë dhe pas pushtimit.
Majtas: Nxënëset ecin afër tankeve amerikane më 5 nëntor 2003, në Abu Ghraib, rrethinë e Bagdadit.

Djathtas: Gra dhe fëmijë në një udhëtim me barkë të vogël gome në një park më 4 shkurt 2013.
2/12 Majtas: Nxënëset ecin afër tankeve amerikane më 5 nëntor 2003, në Abu Ghraib, rrethinë e Bagdadit.
Djathtas: Gra dhe fëmijë në një udhëtim me barkë të vogël gome në një park më 4 shkurt 2013.
Iraku shënon 10 vjetorin e ndërhyrjes së trupave amerkiane më 19 mars të vitit 2003, ku u përmbys regjimi i presidentit të Irakut, Sadam Husein. Në këtë seri të fotografive mund të shihni pamje nga Iraku para, gjatë dhe pas pushtimit.
Majtas: Një ushtare amerikane kërkon një grua kurde irakene në një postbllok, më 25 tetor 2004, në Ramadi.

Djathtas: Një roje e armatosur qëndron në frontin e modeleve gjatë një konvente të floktarëve dhe grimit më 9 shkurt 2013.
3/12 Majtas: Një ushtare amerikane kërkon një grua kurde irakene në një postbllok, më 25 tetor 2004, në Ramadi.
Djathtas: Një roje e armatosur qëndron në frontin e modeleve gjatë një konvente të floktarëve dhe grimit më 9 shkurt 2013.
Iraku shënon 10 vjetorin e ndërhyrjes së trupave amerkiane më 19 mars të vitit 2003, ku u përmbys regjimi i presidentit të Irakut, Sadam Husein. Në këtë seri të fotografive mund të shihni pamje nga Iraku para, gjatë dhe pas pushtimit.
Majtas: Një burrë duke vozitur një veturë të shkatërruar në Bagdad më 24 tetor, 2003.

Djathtas: Panairi i motoristëve, më 8 shkurt, 2013.
4/12 Majtas: Një burrë duke vozitur një veturë të shkatërruar në Bagdad më 24 tetor, 2003.
Djathtas: Panairi i motoristëve, më 8 shkurt, 2013.
Iraku shënon 10 vjetorin e ndërhyrjes së trupave amerkiane më 19 mars të vitit 2003, ku u përmbys regjimi i presidentit të Irakut, Sadam Husein. Në këtë seri të fotografive mund të shihni pamje nga Iraku para, gjatë dhe pas pushtimit.
Majtas: Një klerik, njëherësh edhe pjesëtar i organizatës radikale shiite Muqtada al-Sadr's Mahdi Army, vështron protestën anti-amerikane, më 7 prill 2004.

Djathtas: I njëjti klerik në shtëpinë e tij, më 5 shkurt 2013.
5/12 Majtas: Një klerik, njëherësh edhe pjesëtar i organizatës radikale shiite Muqtada al-Sadr's Mahdi Army, vështron protestën anti-amerikane, më 7 prill 2004.
Djathtas: I njëjti klerik në shtëpinë e tij, më 5 shkurt 2013.
Iraku shënon 10 vjetorin e ndërhyrjes së trupave amerkiane më 19 mars të vitit 2003, ku u përmbys regjimi i presidentit të Irakut, Sadam Husein. Në këtë seri të fotografive mund të shihni pamje nga Iraku para, gjatë dhe pas pushtimit.
Majtas: Ushtarët amerikanë arrestojnë aleatë të presidentit Saddam Hussein gjatë një bastisjeje më 20 mars, 2003.

Djathts: Një nuse ulet në veturën e zbukurar për martesën e saj më 7 shkurt, 2013.
6/12 Majtas: Ushtarët amerikanë arrestojnë aleatë të presidentit Saddam Hussein gjatë një bastisjeje më 20 mars, 2003.
Djathts: Një nuse ulet në veturën e zbukurar për martesën e saj më 7 shkurt, 2013.
Iraku shënon 10 vjetorin e ndërhyrjes së trupave amerkiane më 19 mars të vitit 2003, ku u përmbys regjimi i presidentit të Irakut, Sadam Husein. Në këtë seri të fotografive mund të shihni pamje nga Iraku para, gjatë dhe pas pushtimit.
Majtas: Një ushtar amerikan duke ia mbyllur sytë një të dyshuari, më 12 nëntor, 2004, në Fallujah.

Djathtas: Një berber symbyllur merr pjesë në garën e floktarëve në Bagdad, më 9 shkurt 2013.
7/12 Majtas: Një ushtar amerikan duke ia mbyllur sytë një të dyshuari, më 12 nëntor, 2004, në Fallujah.
Djathtas: Një berber symbyllur merr pjesë në garën e floktarëve në Bagdad, më 9 shkurt 2013.
Iraku shënon 10 vjetorin e ndërhyrjes së trupave amerkiane më 19 mars të vitit 2003, ku u përmbys regjimi i presidentit të Irakut, Sadam Husein. Në këtë seri të fotografive mund të shihni pamje nga Iraku para, gjatë dhe pas pushtimit.
Majtas: Njerëz duke kaluar pranë fotografive të presidentit Saddam Hussein, 17 tetor 2002.

Djathtas: Një njeri duke u falur në shitoren e tij, 2 shkurt 2013.
8/12 Majtas: Njerëz duke kaluar pranë fotografive të presidentit Saddam Hussein, 17 tetor 2002.
Djathtas: Një njeri duke u falur në shitoren e tij, 2 shkurt 2013.
Iraku shënon 10 vjetorin e ndërhyrjes së trupave amerkiane më 19 mars të vitit 2003, ku u përmbys regjimi i presidentit të Irakut, Sadam Husein. Në këtë seri të fotografive mund të shihni pamje nga Iraku para, gjatë dhe pas pushtimit.
Majtas: Pamje nga Iraku më 16 shkurt të vitit 1998.

Djathtas: Pamje nga një park i lodrave në Bagdad, më 4 shkurt, 2013.
9/12 Majtas: Pamje nga Iraku më 16 shkurt të vitit 1998.
Djathtas: Pamje nga një park i lodrave në Bagdad, më 4 shkurt, 2013.
Iraku shënon 10 vjetorin e ndërhyrjes së trupave amerkiane më 19 mars të vitit 2003, ku u përmbys regjimi i presidentit të Irakut, Sadam Husein. Në këtë seri të fotografive mund të shihni pamje nga Iraku para, gjatë dhe pas pushtimit.
Majtas: Burrat vullnetarë për mbrojtjen e trenit në Irak në kampin ushtarak, më 12 mars 2003

Djathtas: Gra që ecin pranë varreve të trupave të pa identifikuar në Bagdad, 13 shkurt, 2013.
10/12 Majtas: Burrat vullnetarë për mbrojtjen e trenit në Irak në kampin ushtarak, më 12 mars 2003
Djathtas: Gra që ecin pranë varreve të trupave të pa identifikuar në Bagdad, 13 shkurt, 2013.
Iraku shënon 10 vjetorin e ndërhyrjes së trupave amerkiane më 19 mars të vitit 2003, ku u përmbys regjimi i presidentit të Irakut, Sadam Husein. Në këtë seri të fotografive mund të shihni pamje nga Iraku para, gjatë dhe pas pushtimit.
Majtas: Reflektimi i një gruaje mbi një portret të Saddam Husseinit, më 25 janar, 2003.

Djathtas: Reflektimi i disa grave në një pasqyrë në Bagdad, 4 shkurt 2013.
11/12 Majtas: Reflektimi i një gruaje mbi një portret të Saddam Husseinit, më 25 janar, 2003.
Djathtas: Reflektimi i disa grave në një pasqyrë në Bagdad, 4 shkurt 2013.
Iraku shënon 10 vjetorin e ndërhyrjes së trupave amerkiane më 19 mars të vitit 2003, ku u përmbys regjimi i presidentit të Irakut, Sadam Husein. Në këtë seri të fotografive mund të shihni pamje nga Iraku para, gjatë dhe pas pushtimit.
Majtas: Një veturë duke u djegur jashtë ndërtesës së OKB-së në Bagdad, 19 gusht 2003.

Djathtas: Bahdadi më 15 mars 2013, një ditë pasi militantët organizuan një sulm, i cili ishte i pasuksesshëm.
12/12 Majtas: Një veturë duke u djegur jashtë ndërtesës së OKB-së në Bagdad, 19 gusht 2003.
Djathtas: Bahdadi më 15 mars 2013, një ditë pasi militantët organizuan një sulm, i cili ishte i pasuksesshëm.
Iraku shënon 10 vjetorin e ndërhyrjes së trupave amerkiane më 19 mars të vitit 2003, ku u përmbys regjimi i presidentit të Irakut, Sadam Husein. Në këtë seri të fotografive mund të shihni pamje nga Iraku para, gjatë dhe pas pushtimit.
Previous slide
Next slide
Ali Ismail Abbas ka qenë 12 vjeç kur ka nisur lufta në Irak, për të ndryshuar përgjithmonë jetën e tij.

Gjatë pushtimit, një raketë e Shteteve të Bashkuara ka shpërthyer pranë shtëpisë së familjes së tij, në jug të Bagdadit. Aliu ka rrëfyer rezultatet tragjike në një intervistë për revistën “Time”, në vitin 2011.

Flinim të gjithë. Ishte ora 12 e natës. Kemi dëgjuar vetëm zhurmë të madhe. Tavani dhe muret kanë rënë mbi ne dhe shtëpia është përfshirë nga flakët. Kam dëgjuar familjen time duke bërtitur dhe kam ndjerë zjarr mbi trupin tim. Nuk kam mundur të shoh asgjë. Kam humbur babanë, vëllain, nënën dhe 13 anëtarë të tjerë të familjes”.

Aliu ka humbur duart e tij dhe ka pësuar djegie në 60 për qind të trupit. Mjekët në Bagdad nuk kanë menduar se do të gëzojë ditëlindjen e 13-të.

Pasi fotografitë e tij në një spital të kryeqytetit irakian janë publikuar anembanë botës, Aliu është bërë fytyra ikonë e pasojave të luftës te civilët e pafajshëm.

Vlerësimet për vdekjet civile në Irak ndryshojnë shumë, varësisht se kush raporton shifrat dhe si kanë hartuar informacionet.

Disa gjetje më të plota, që ka bërë projekti “Llogaritja e Trupave” në Irak, kanë vlerësuar se mbi 121,000 civilë irakianë kanë vdekur si rezultat i sulmeve të forcave të koalicionit dhe të militantëve, ashtu si edhe nga dhuna sektare dhe rritja e aktiviteteve kriminale, deri në vitin 2012.

Shifrat e publikuara nga revista britanike “The Lancet” tregojnë se afro 117,000 joluftëtarë irakianë kanë vdekur ndërmjet shpërthimit të luftës dhe tërheqjes së Shteteve të Bashkuara në dhjetor të 2011-ës.

Ministria për të Drejta të Njeriut e Irakut, ndërkohë, ka regjistruar 250,000 të lënduar irakianë në fund të vitit 2012.

Ndërsa, Ministria e Shëndetësisë në Irak ka llogaritur se më shumë se 150,000 civilë janë vrarë si rezultat i luftës dhe luftimeve sektare nga mesi i vitit 2006.

Dokumentet e klasifikuara të ushtrisë së SHBA-së, të publikuara nga WikiLekas-i, kanë regjistruar mbi 66,000 vdekje civile nga viti 2004 deri në fund të 2009-ës – periudhë kur dhuna sektare ka arritur kulmin.

Aliu mezi ia ka dalë të mos përfshihet në listën e të vrarëve. Ai është dërguar në Kuvajt për trajtim, pasi historia e tij është bërë lajm ndërkombëtar dhe ka nxitur ndihma nga e gjithë bota.

Një organizatë bamirëse britanike, e quajtur “Shoqata pa Gjymtyrë”, ka ngritur një fond në emër të Aliut dhe e ka zhvendosur atë në Londër, së bashku me Ahmed Farhan, një djalë 14 vjeç, me të cilin Aliu është miqësuar në Kuvajt dhe i cili ka humbur një dorë dhe një këmbë në një sulm tjetër të SHBA-së.

Shoqata pa Gjymtyrë ka përdorur donacionet për të blerë proteza për dy djemtë.

Ata vazhdojnë shërimin, por edhe kanë nisur të luajnë futboll me ekipin e shoqatës – “L.A.Spurs” – nën drejtimin e trajnerit vullnetar, Dean Heffer.

Ky i fundit thotë se rimëkëmbja e Aliut ka qenë frymëzuese.

“Jam i sigurt se futbolli ka luajtur një rol të madh në rehabilitimin e tij, që të jetë në gjendje të dalë jashtë dhe të luajë lojën që do. Duke qenë edhe vetë invalid, kjo më ka ndryshuar jetën. Dhe, ne duam t’iu ndihmojmë invalidëve të tjerë që të ndjekin këtë rrugë”, thotë Heffer.

Në Britani, Aliu ka mësuar të shkruajë dhe të përdorë kompjuterin me këmbët e tij. Ai po ashtu ka mësuar të flasë anglisht, me ndihmën e donacioneve për të ndjekur shkollën Hall School Wimbledon.

Pas diplomimit, ka kaluar edhe testin për t’u bërë shtetas britanik më 2010.

Edhe pse vazhdon të jetojë në Londër, ai shkon çdo vit në Irak, ku është ribashkuar me motrat e tij të mbijetuara.

Në nëntor të vitit 2012, Aliu është martuar me miken e tij të fëmijërisë Ankam Hamza me një ceremoni tradicionale myslimane në Irak.(v.tela)

Dhjetë vjet nga ndërhyrja në Irak
Ju lutem prisni

Materiali aktualisht nuk është në dispozicion.

0:00 0:02:47 0:00
XS
SM
MD
LG