Ndërlidhjet

SHBA: Një i dyshuar për sulm në Boston - i vrarë


Aksioni i policisë në Boston
Ju lutem prisni
Embed

No media source currently available

0:00 0:01:32 0:00

Aksioni i policisë në Boston


Policia në Shtetet e Bashkuara thotë se një i dyshuar për sulme në maratonën e Bostonit është vrarë, pas shkëmbimit të të shtënave me policinë.

I dyshuari i dytë ka ikur nga vendi i përleshjes me armë në Watertown afër Bostonit, ndërsa po zhvillohet një operacion masiv i kërkimit për të.

Zyrtari i lartë i policisë shtetërore në Masaçusets, Tim Alben, u tha gazetarëve të premten herët në mëngjes, se dukja e të dyshuarve përputhej me fotografitë dhe videot e dy personave të kërkuar, për tu marrë në pyetje lidhur me sulmet vdekjeprurëse në maratonën e Bostonit, ditën e Hënë.

“Ajo që ne po kërkojmë në këtë moment, është i dyshuari me përshkrimin e të dyshuarit numër 2, individi me një xhaketë me kapelë të bardhë, i cili ishte i involvuar në sulmin me bomba në maratonën e Bostonit”, tha Tim Alben.


Boston: Publikohen pamjet e dy të dyshuarve 
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:01:29 0:00


​Mediat amerikane raportojnë se dy të dyshuarit janë vëllezër nga Kaukazi Verior. Agjencia AP e ka parë një informacion të Inteligjencës, që të dyshuarin e ikur e identifikon si Dzhokhar Tsarnaev. E përditshmja "New York Times" e ka cituar një zyrtar të agjencive të ndjekjes, që të dyshuarin e vdekur e ka identifikuar si Tamerlan Tsarnaev.

Ngjarja është zhvilluar shpejt pas sulmit fatal kundër një polici në kompleksin e Institutit Teknologjik në Masaçusets, mbrëmë vonë.

Ja se si e ka përshkruar këtë zhvillim zyrtari policor Tim Alben:

“Një oficer policie është qëlluar në kompleks dhe ka vdekur nga pasojat e plagëve. Ka ndodhur një rrëmbim i makinës Mercedes SUV në Kembrixh. Vetura menjëherë u zbulua këtu në Watertown dhe është ndërmarrë aksion nga Departamenti i Policisë në Watertown. Policia ka shkuar në lagjet e banuara jo larg prej këtu, ku ka pasur shkëmbim të zjarrit ndërmjet policisë dhe dy të dyshuarve në veturë”.

Sipas tij, një i dyshuar ishte plagosur për vdekje gjatë konfrontimit me policinë.

“Gjatë kësaj ndjekjeje, disa pajisje shpërthyese janë hedhur nga makina kundër policëve. Në shkëmbimin e zjarrit, ne besojmë se i dyshuari i dytë kishte arritur të largohet nga vetura dhe tash po zhvillohet një kërkim aktiv”, tha Tim Alben.

I dyshuari i plagosur, i cili ishte arrestuar, më vonë ka vdekur në spital. Një mjek në spital tha se ai person kishte pasur plagë të shumta nga arma e zjarrit dhe nga shpërthimet.

Komisari i policisë në Boston, Ed Davis, tha se i dyshuari që po kërkohet, është terrorist.

“Ne besojmë që ky të jetë terrorist. Ne besojmë se ky është njeriu që ka ardhur këtu për të vrarë njerëz, ne duhet ta arrestojmë atë”, tha komisari Ed Davis.

Për shkak të kërkimeve të policisë shtëpi për shtëpi, banorëve u është thënë që të mbyllen brenda në shtëpi dhe të mos ia hapin derën askujt, me përjashtim të policisë. (f. b.)
XS
SM
MD
LG