Ndërlidhjet

Arrestohet i dyshuari i dytë për sulmin në Boston


Policia: I dyshuari për shpërthimin është në paraburgim
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:00:51 0:00

Policia: I dyshuari për shpërthimin është në paraburgim

Policia amerikane njofton se ka arrestuar të dyshuarin e dytë për shpërthimet në maratonën e Bostonit, pas një operacioni që zgjati disa orë në një lagje në periferi të Bostonit.

Policia kishte rrethuar 19-vjeçarin Dzhokhar Zarnajew që ishte fshehur në një barkë, e cila gjendej në oborrin e një banese në qytezën Watertown fare afër Bostonit.

Sipas policisë, ai është i plagosur rëndë dhe është dërguar në spital për mjekim.

Pas kapjes së të dyshuarit, banorët dolën në rrugë pas njoftimit duke brohoritur dhe duartrokitur për policinë dhe punonjësit e ekipeve të emergjencave, që filluan të largohen nga Watertowni.

“Do të zbulojmë se çfarë ndodhi dhe do të bëjmë gjithçka për të siguruar popullin tonë”, ka thënë presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, pas arrestimit të të dyshuarit.

Aksioni i policisë zgjati gjithë ditën, e në të morën pjesë mijëra policë me armatim të rëndë.

I dyshuari tjetër për sulmet me bomba në Boston, Tamerlan Tsarnaev, vëllai më i madh i Dzhokharit, u vra gjatë përleshjes me policinë të enjten vonë.

Nga sulmi në Boston, ditën e hënë, u vranë tre vetë dhe u plagosën 176 të tjerë.(f.b. & z.p.)
XS
SM
MD
LG