Ndërlidhjet

Kosova në FIFA - ndeshje miqësore me fusnotë


Ilustrim
Ilustrim
Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, ka konfirmuar se Federata Botërore e Futbollit FIFA i ka lejuar Kosovës të zhvillojë ndeshje ndërkombëtare miqësore.

Detajet e këtij vendimi i ka përshkruar për Radion Evropa e Lirë Eroll Salihu, sekretar i përgjithshëm i federatës kosovare.

“Kosovës i është lejuar të zhvillojë ndeshje ndërkombëtare miqësore. Tash për tash, pa simbole shtetërore dhe me një asterisk (fusnotë). Është e mundur të mos na lejohet të luajmë edhe me përfaqësueset e ish-Jugosllavisë”.

“Ajo që është me rëndësi dhe në të cilën ka instistuar pala kosovare është që Kosova të luajë dhe të mos pyetet për asgjë federata serbe. Ky ka qenë qëllimi ynë kryesor dhe ky proces do të evoluojë”,
ka thënë Salihu.

Në maj të vitit të kaluar, FIFA është pajtuar në parim për të lejuar Kosovën që të luajë ndeshje miqësore, por për shkak të kundërshtimit të fuqishëm nga Serbia dhe presidentit të Federatës Evropiane të Futbollit, Michel Platini, ka zhargitur marrjen e vendimit përfundimtar.

Kosova ka shpallur pavarësinë në vitin 2008, por nuk ka fituar ende njohjen nga Kombet e Bashkuara.

Në lidhje me anëtarësimin, statuti i FIFA-s thotë:

“Çdo shoqatë, e cila është përgjegjëse për organizimin dhe mbikëqyrjen e futbollit në vendin e saj, mund të bëhet anëtare e FIFA-s”.

Në këtë kontekst, shprehja “vend” i referohet një shteti të pavarur, i cili njihet nga komuniteti ndërkombëtar.
XS
SM
MD
LG