Ndërlidhjet

Afganistan: Mbyllen vendvotimet, shënohet dalje masive në zgjedhje


Në Afganistan janë mbyllur vendvotime në zgjedhjet presidenciale, megjithqë zyrtarët zgjedhorë thonë se njerëzit që po presin në rresht për të votuar jashtë vendvotimeve, do të lejohen ta kryejnë votimin.

Raportohet se në zgjedhjet e sotme është shënuar dalje masive e njerëzve.

Deri tash, ka raporte se vetëm një person është vrarë në dhunën, për të cilët zyrtarët zgjedhorë thanë se ishte e ndërlidhur me zgjedhje.

Tetë kandidatë ishin në garë për ta zëvendësuar presidentin aktual, Hamid Karzai, i cili nuk ka mundur të garoj, pasi Kushtetuta e Afganistanit nuk lejon që presidenti t’i ketë tri mandate.

Autoritetet thonë se më se 350 mijë ushtarë janë vendosur në hapësira të ndryshme për ta penguar ndonjë ndërhyrje të talibanëve, që kanë thënë se do t’i shkatërrojnë zgjedhjet.

Transferi i autoritetit te presidenti i ardhshëm, po ndodhë në periudhën kur pjesa më e madhe e ushtarëve të jashtëm perëndimorë po përgatiten për t'u larguar nga Afganistani, deri në fund të këtij viti.

Dy kandidatët kryesorë në këto zgjedhje, Ashraf Ghani dhe Abdullah Abdullahu, kanë votuar.

Zoti Ghani, ish-ministër i Financave, tha sot se dalja masive në zgjedhje dërgon mesazh tek armiqtë e Afganistanit se kërcënimet e tyre nuk mund ta frikësojnë popullin afgan.

Kandidati tjetër, Abdullah Abdullahu, ish- ministër i Jashtëm, këto zgjedhje i ka vlerësuar si “një hap përpara kah e ardhmja më e mirë”.

Transferi i autoritetit te presidenti i ardhshëm, po ndodh në periudhën kur pjesa më e madhe e ushtarëve të jashtëm perëndimorë po përgatiten për t'u larguar nga Afganistani, deri në fund të këtij viti.(f.b)



Zgjedhjet në numra

1

Votimi shënon transferimin e parë demokratik të pushtetit në historinë afgane.

2
Zgjedhjet mbahen në dy raunde. Nëse asnjë kandidat nuk merr më shumë se 50 për qind të votave në raundin e parë, një raund i dytë duhet të thirret brenda dy javësh pas shpalljes së rezultateve të para. Analistët thonë se një raund i dytë është shumë i mundshëm.

3
Kjo është anketa e tretë presidenciale në Afganistan që nga rënia e talibanëve në fund të vitit 2001. Zgjedhjet provinciale, gjithashtu, janë duke u mbajtur.

8
Numri i kandidatëve për të pasuar presidentin aktual, Hamid Karzai, të cilit i ndalohet me Kushtetutën e Afganistanit të kërkojë edhe një mandat të tretë në detyrë.

12
Numri i viteve që Hamid Karzai ka qenë udhëheqës i Afganistanit.

35
Përqindja e kartave të reja të votimit në vitin 2014 të lëshuara për gratë.

3000
Numri i gomarëve të përdorur nga autoritetet zgjedhore për të dërguar fletët e votimit dhe kutitë e votimit nëpër fshatrat në zonat e thella të Afganistanit.

28,500
Numri i qendrave të votimit dhe qendrat e vogla të votimit të shpërndara në të gjithë vendin. Zyrtarët e zgjedhjeve presin që 10 për qind e tyre do të mund të jenë të mbyllura për shkak të kërcënimeve të sigurisë.

200,000
Numri i vëzhguesve të zgjedhjeve afgane, të vendosur në të gjithë Afganistanin për t’i monitoruar votimet.

350,000
Numri i personelit të sigurisë afgane në krye të detyrës për të ofruar siguri gjatë votimit, duke përfshirë edhe kadetë të policisë që janë ende në akademi.

1,200,000
Numri i fletëve të votimit të hedhura në zgjedhjet e fundit presidenciale, sepse konsiderohej një mashtrim masiv.

3,800,000

Numri i kartave të reja të zgjedhësve të lëshuara për zgjedhjet e këtij viti, sipas Komisionit të Pavarur Zgjedhor të Afganistanit.

4.600.000
Pjesëmarrja në zgjedhjet e fundit presidenciale në vitin 2009, e cila ishte konsideruar të jetë e ulët. Kërcënimi i dhunës nga talibanët, mund të shënojë pjesëmarrje të ulët sërish këtë vit.

12,000,000
Numri i afganëve që kanë të drejtë të votojnë në këto zgjedhje, nga një popullsi e përgjithshme prej rreth 30 milionësh.

15.000.000
Numri i fletëve të votimit të shtypura nga Qeveria për zgjedhjet e 2014-s.

20.000.000
Numri i përafërt i kartave të vlefshme të zgjedhësve që besohet të jenë në qarkullim. Kjo përfshin karta të vlefshme të zgjedhësve që mbahen nga emigrantët afganë në Pakistan dhe Iran. Por, sistemi i shpërndarjes së kartave të zgjedhësve manipulohet lehtë dhe ato merren lehtë dhe transferohen.(z.p)
XS
SM
MD
LG