Ndërlidhjet

Interneti, i dobishëm apo i dëmshëm?


Ilustrim
Ilustrim
Ekspozimi i tepërt i fëmijëve ndaj mjeteve teknologjike, ka qenë temë debatesh shpeshherë në Kosovë, e edhe në shumë vende nëpër botë, duke u vlerësuar shpeshherë si i dëmshëm.

Fëmijët sot i ekspozohen ekranit shumë orë në ditë. Ata këtë kohë e kalojnë duke shikuar televizorin, pranë kompjuterit apo lojërave të ndryshme elektronike, duke shikuar në ekrane a tablete.

Por, interneti sot, sipas ekspertëve të këtij lëmi, po del të jetë sa i mirë, aq edhe i dëmshëm për fëmijët.

Sipas një hulumtimi të bërë në Kosovë nga organizata “Save the Children” del se 93 për qind e fëmijëve në Kosovë e përdorin internetin.

Dhurata Nixha, menaxhere tematike për fushën e mbrojtjes së fëmijëve në organizatën “Save the Children”, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se rrjetet sociale për fëmijët, të cilët nuk kanë kontroll nga prindërit, janë të dëmshme.

“Sa i përket rrjeteve sociale që nga mosha 14-vjeçare lejohet hapja e këtyre faqeve, por duhet të jenë të kontrolluara nga prindërit dhe mësimdhënësit. Ne nuk vijmë me thirrjen që rrjetet sociale të jenë të ndaluara por të kontrolluara”.

“Interneti është nevojë e shekullit, por fëmijët duhet të informohen për rrezikut në mënyrë që mos të bien viktimë e keqpërdoruesve. Ne, çdo ditë e më shumë jemi prezent dhe po e shohim që interneti po përhapet në mënyrë drastike në krejt botën. Më shumë se 93 për qind e fëmijëve në Kosovë, janë përdorues të internetit”,
ka thëNë Nixha.

Trembëdhjetëvjeçarja Amniena Ibrahimi, e cila vijon mësimin në shkollën “Pjetër Bogdani”, ka thënë se internetin e përdor, por jo edhe rrjetet sociale.

“Internetin e përdori, por më shumë përqendrohem në Wikipedia, rrjetet sociale shumë pak i përdor. Interneti mendoj se duhet të përdoret në mënyrë të drejtë. Rrjetet sociale nuk i përdori aspak. Rrjetet sociale nuk janë në dobi, derisa Wikipedia, Google mund të na informojnë shumë. Shumica e moshatarëve të mi i përdorin(rrjetet sociale) dhe, mendoj, në mënyrë jo të drejtë, sepse pjesën më të madhe të kohës e kalojnë në internet”, ka treguar Amniena.

Por jo edhe Artani, 10 vjeçar vepron sikurse Amniena. Ai thotë se më shumë se dy orë në ditë i kalon në rrjetin social Facebook, derisa edhe disa orë të tjera i kalon në internet:

“Unë jam 10-vjeçar. Unë rrjetin social Facebook e kam hapur në vitin 2012 dhe e përdor rreth 2 orë në ditë. I kam 130 shokë në Facebook dhe të gjithë i njoh, janë shokët e mi. Internetin e përdori për lojëra dhe për të mësuar anglisht. Më shumë e përdori internetin, e në Facebook flas me shokët për detyra, me familje e kështu”.

Ndryshe, profesori i sociologjisë, Fadil Maloku, në një pronocim për Radion Evropa e Lirë, ka theksuar se në një studim që ka bërë Shoqata e Sociologëve të Kosovës, ka dalë se gjeneratat e reja që e përdorin shumë internetin, kanë shumë informata, por u mungon dija, për shkakun se në internet informatat mund t’i plasojë gjithsecili.

Sipas tij, studimet që janë bërë jashtë dhe brenda Kosovës, nga Shoqata e Sociologëve të Kosovës, lidhur me përdorimin e internetit te fëmijët, tregojnë se ata i ekspozohen njëfarë lloj radioaktiviteti, i cili i bën të plogësht, anemik dhe fëmijët në fakt janë ata që do të kenë probleme në të ardhmen.

Ndërkaq, Dhurata Nixha ka shtuar se hulumtimi ka treguar se fakti se pse interneti po bëhet çdo ditë më i dëmshëm, është mundësia e qasjes në informata personale të secilit.

“Nuk mund ta mohojmë faktin që interneti po shërben si një mjet edukues për fëmijët dhe po na jep qasje shumë më të lehtë për marrjen e informatave dhe kjo na lë të kuptojmë që ka shumë aspekte pozitive. Por, një problem që po na kanos është se qasja në internet dhe mundësia në informata është e dyanshme, sepse lejohet që të hyhet dhe të merren informata për jetën tonë personale".

"Hulumtimet tregojnë që shumica e përdorueseve po kanë mundësi që përmes rrjeteve sociale të kenë një zonë komforte dhe jo të drejtë dhe po kanë qasje të lehta te viktimat duke keqpërdorur informatat dhe moshën”,
është shprehur Nixha.
XS
SM
MD
LG