Ndërlidhjet

Instituti për Ankesë Kushtetuese, mekanizëm mbrojtës me pikëpyetje


Ekspertët e drejtësisë në Maqedoni, komentuan iniciativën për themelimin e Institutit për Ankesë Kushtetuese, që parashihet me ndryshimet e fundit të Kushtetutës, paraprakisht pa u realizuar reformat ë thella të sistemit gjyqësor në Maqedoni.

Në këtë rast, përzgjedhja e gjykatësve dhe financimi i sistemit gjyqësor do të jetë krejtësisht i pavarur nga politika, i bën ekspertët të druajnë se ky institucion mund të përdoret si mjet nga ana e autoriteteve shtetërore për të zgjatur afatet që qytetarët të mund t’i drejtohen Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, në Strasburg.

Margarita Caca Nikollovska, ish gjykatëse në gjykatën për të Drejtat e Njeriut konsideron se për sundimin e së drejtës para së gjithash nevojitet vullnet politik.

Mjafton që të lejohet që gjyqet të mund të punojnë në bazë të ligjeve, në përputhshmëri me Kushtetutën, marrëveshjet si dhe standardet ndërkombëtare”, thekson Nikollovska .

Ajo thotë se pa ndryshuar mendësia e atyre që janë në pushtet, më pas dhe mendësia e vetë qytetarëve se nevojitet gjyqësi e pavarur në funksion të prosperitetit të vendit sa i përket realizimit të të drejtave të qytetarëve.

Nga ana tjetër, Mersel Billali, ekspert për çështje juridike shpreh drojë se përmes këtij mekanizimi krijohet mundësi që të shtyhet në një afat më të gjatë mundësia që qytetari t’i drejtohet Gjykatës në Strasburg në rastet kur është i bindur se nuk funksionon shteti ligjor.

Ai apostrofon se “aty ku funksionon shteti juridik, ky mekanizëm nuk është i dëmshëm por në një shtet siç është Maqedonia, hap shumë dilema.

“Edhe tani nuk ka qenë e përjashtuar mundësia që qytetari të mund t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese, madje edhe interpretimi nga gjykata e Strasburgut ka qenë se instance do të konsiderohet e kryer nëse pala e ka kryer procedurën edhe në Gjykatën Kushtetuese. Sa i përket ndryshimeve kushtetuese, fokusi i vërtetë ku duhet të intervenohet janë zonat e lira financiare për të cilat Bashkimi Evropian duket qartë se nuk ka simpati”, shprehet Bilalli.

Ai nënvizon se për themelimin e Institutit për Ankesë Kushtetuese paraqet vetëm makiazh për të fshehur problemet në sistemin gjyqësor.

Ndërkaq kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski, gjatë elaborimit të ndryshimeve që parashihen në Kushtetutë ka theksuar se me instalimin e Institutit për Ankesë Kushtetuese krijohet një mundësi plotësuese për verifikimin e drejtësisë nga instancat më të ulëta gjyqësore.

“Me instalimin e Institutit për Ankesë Kushtetuese krijohet një mekanizëm i fuqishëm që qytetarët t’i gëzojnë të drejtat e garantuara në Kushtetutë njëkohësisht kjo do të ndikojë në uljen e parashtresave drejtuar Gjykatës për të Drejtat e Njeriut në Strasburg”, ka nënvizuar Kryeministri i Maqedonisë Nikolla Gruevski.

XS
SM
MD
LG