Ndërlidhjet

Zhdukja e kafshëve të egra, e lidhur me skllavërinë e fëmijëve


Ekologët thonë se me mungesën e kafshëve të egra, do të thotë që në shumë vende duhet të punohet më shumë, për shkak të nevojës për të gjetur ushqim.

Fëmijët janë përdorur shpesh për të plotësuar këtë nevojë, si klasë punëtore e lirë, veçanërisht në industrinë e peshkimit.

Zhdukja e kafshëve gjithashtu po ndihmon përhapjen e terrorizmit dhe destabilizimin e rajoneve.

Sipas një studimi në revistën Science, korrja e kafshëve të egra nga deti dhe toka është me vlerë 400 miliardë dollarë në vit dhe mbështet jetesën e 15% të popullsisë së botës.

Në Azi, meshkuj nga Burma, Kamboxhia dhe Tajlanda u janë shitur gjithnjë e më shumë anijeve të peshkimit, ku rrinë në det për shumë vite, pa pagesë, të detyruar të punojnë 18 deri 20 orë në ditë.

"Ka një lidhje të drejtpërdrejtë midis mungesës së kafshëve të egra, kërkesave të punës për korrje dhe këtë rritje dramatike të skllavërisë së fëmijëve", tha profesorin Justin Brashares nga Universiteti i Kalifornisë, i cili udhëhoqi studimin.

"Shumë komunitete që mbështeten në resurset e kafshëve të egra, nuk kanë kapacitet për punësim të punëtorëve, kështu që kërkojnë për krah pune të lirë, dhe në shumë fusha kjo shtyn deri te blerja e fëmijëve si skllevër".

Kjo ka ndodhur edhe në Afrikë, ku njerëzit që më parë gjuanin kafshë në ndonjë pyll të afërt, tani u duhen ditë udhëtimi për të bërë një gjë të tillë.

Nga peshkatarë, në piratë

Fëmijët shpesh janë përdorur nga gjuetarët për nxjerrjen e kafshëve të egra nga zonat që do të ishin shumë të kushtueshme për t’u korrur.

Hulumtuesit thonë se zonat ku ndodh peshkimi ilegal, janë bregu në veri-lindje të SHBA-ve dhe në ujërat e Somalisë.

Në Somali, rritja e konkurrencës për rezervat e peshkut, ka çuar deri në rritjen e piraterisë.

"Kështu filloi i tërë konflikti në Somali", tha Brashares.

"Peshkatarët filluar të dalin me armë, duke u përpjekur të gjobisin anijet që peshkonin në mënyrë të paligjshme në ujërat e tyre”.

Rritja e vlerës në disa objekte, si pjesë të tigrave, apo të elefantëve, ka çuar deri në një shpërthim të trafikimit, duke shtyrë grupe të fuqishme të forcojnë shënjestrën e tyre.

Autorët e hulumtimit cekin Janjaweed, Rezistencën e Ushtrisë së Zotit, Al-Shabab dhe Boko Haram, për të cilët thonë se kanë qenë të përfshirë në marrjen dhe shitjen e pjesëve të kafshëve të egra, për të financuar sulme terroriste.

*Ky hulumtim u publikua në BBC.

Përgatiti: Gresa Kraja
XS
SM
MD
LG