Ndërlidhjet

SHBA përshëndesin përparimin e bërë nga Kosova


Në një deklaratë pasqyrohen pikëpamjet e qeverisë së amerikane të publikuar të hënën, thuhet se Shtetet e Bashkuara përshëndesin përparimin e Kosovës në fusha të ndryshme përfshirë organizimin e zgjedhjeve, shtimin e njohjeve ndërkombëtare, anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare dhe përpjekjet e Kosovës kundër ekstremizmit të dhunshëm.

Shtetet e Bashkuara mirëpresin integrimin e vazhdueshëm të Kosovës brenda komunitetit ndërkombëtar.

Në fakt, më shumë vende e kanë njohur Kosovën si shtet sovran dhe të pavarur. Dhe Kosova është pranuar në Komisionin e Venecias të Këshillit të Evropës, si vendi anëtarë i 60-të i këtij Komisioni.

Shtetet e Bashkuara përshëndesin Serbinë dhe Kosovën për përkushtimin e tyre të vazhdueshëm ndaj dialogut mes dy vendeve të lehtësuar nga Bashkimi Evropian dhe për zbatimin e Marrëveshjes së prillit të vitit 2013 për normalizimin e marrëdhënieve.

Dy qeveritë kanë ndërmarrë vendime të vështira, por të nevojshme për ta çuar përpara dialogun, i cili mbetet integral për një rajon të qetë dhe të begatë.

Procesi i formimit të qeverisë në Kosovë pas zgjedhjeve të suksesshme parlamentare në qershor është duke vazhduar. Ndërkohë që udhëheqësit politikë dhe partiakë të Kosovës punojnë për formimin e qeverisë së ardhshme, është e rëndësishme që procesi të vazhdojë në përputhje me ligjet dhe kushtetutën e Kosovës.

Shtetet e Bashkuara u bëjnë thirrje udhëheqësve, partive dhe anëtarëve të Kuvendit të Kosovës që të lëvizin me shpejtësi drejt formimit të qeverisë së re, në mënyrë që të vazhdojë puna e rëndësishme e forcimit të demokracisë multietnike të Kosovës.

Shtetet e Bashkuara mbështesin lirinë e shprehjes dhe të drejtat universale të njeriut dhe denoncojnë ata që zgjedhin dhunën për të shkaktuar përçarje dhe trazira brenda komuniteteve të tyre. Shtetet e Bashkuara dënojnë dhunën që ndodhi në Mitrovicën e Jugut në protestat e 22 qershorit në lidhje me barrikadat mbi Urën e Mitrovicës.

Dhuna dhe tensionet mbi urën e Mitrovicës nënvizojnë nevojën për dalog të vazhdueshëm dhe konstruktiv për të zgjidhur dallimet.

Shtetet e Bashkuara përshëndesin autoritetet e Kosovës për përpjekjet e tyre për trajtimin e problemit të ekstremizmit të dhunshëm dhe nimsën e policisë së Kosovës dhe gjyqësorit për ndalimin e atyre që dyshohet se kanë marrë pjesë në luftëra të huaja dhe përkrahësit e tyre në qershor dhe gusht.

Presidentja Atifete Jahjaga e ka përsëritur publikisht se Kosova nuk do të bëhet një strehë e terroristëve, dhe se institucionet e Kosovës nuk do të lejojnë terroristët të rrezikojnë paqen, qendrueshmërinë dhe rendin kushtetues.

Shtetet e Bashkuara mirëpresin nismën e disa vendeve të rajonit, duke përfshirë edhe Kosovën dhe Serbinë, për të miratuar ligje që ndalojnë rekrutimin dhe pjesëmarrjen e qytetarëve të tyre në konfliktet e armatosura në vende të huaja.

"Këto hapa", tha Christopher Klein, Konsulli amerikan për Çështjet Politike në OKB, "forcojnë edhe më tej vendin e Kosovës në bashkësinë ndërkombëtare, duke e forcuare Kosovën, rajonin dhe bashkëpunimin ndërkombëtar", thuhet në fund të komentit të qeverisë amerikane.

* Ky material u publikua fillimisht në VOA Shqip

XS
SM
MD
LG