Ndërlidhjet

Çmimin Nobel për Paqe e fiton Malala Yousafzai dhe Kailash Satyarthi


Kailash Satyarthi dhe Malala Yousafzai
Kailash Satyarthi dhe Malala Yousafzai

Malala Yousafzai nga Pakistani, ka fituar çmimin Nobel për Paqe 2014, së bashku me aktivistin e të drejtave të fëmijëve, shtetasin nga India, Kailash Satyarthi.

Malala, 17 vjeçare, njihet për fushatën e saj kundër shkatërrimit të shkollave të vajzave nga ana e Talebanëve në Pakistan.

Ajo ishte qëlluar në kokë nga talibanët, derisa po po kthehej nga shkolla, në luginën Suat në Pakistan, në tetor të vitit 2012.

Para se të qëllohej, ajo kishte shkruar një blog në të cilin përshkruante jetën nën presionet e talibanëve dhe kishte shprehur pikëpamjet e saj për edukimin e vajzave.

Kailash Satyarthi
Kailash Satyarthi

Kurse, Satyarthi 60 vjeç, është aktivist i të drejtave të njeriut në Indi dhe njihet si ndjekës i ideologjisë së Mahatma Gandhit.

Në arsyetimin e dhënies së këtij çmimi, Komiteti i Nobelit për Paqe ka thënë se të dy fituesit janë shpërblyer për "betejën e tyre kundër shtypjes së fëmijëve dhe të rinjve në përgjithësi".

Malala është fituesja më e re në moshë e Çmimit Nobel për Paqe.

Në mesin e tre finalistëve për të marrë çmimin Nobel për Paqe 2014, ishte edhe Papa Françesku.

Më 8 tetor të vitit të kaluar, Radio Evropa e Lirë, kishte realizuar një intervistë me Malalan, në të cilën përshkruhej beteja e saj për të drejtën e shkollimit të vajzave.

Intervista me Malalan
Intervista me Malalan
Ju lutem prisni
Embed

No media source currently available

0:00 0:09:05 0:00

XS
SM
MD
LG