Ndërlidhjet

Çka mendojnë qytetarët për vendimin e UEFA-s?


Pamje nga festimet, në ditën e ndeshjes Shqipëri-Serbi.
Pamje nga festimet, në ditën e ndeshjes Shqipëri-Serbi.

Vendimi i komisionit disiplinor të UEFA-s që ndeshja ndërmjet Serbisë dhe Shqipërisë, e cila u luajt me 14 tetor në Beograd dhe që u ndërpre në fund të pjesë së parë, të vendoset 3 me 0 në të mirë të Serbisë, është pritur si befasi shumë e pa këndshme, thonë disa qytetarë të Prishtinës.

Ata e vlerësojnë të pabesueshëm vendimin e UEFA-s dhe të ndikuar politikisht.

Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:03:10 0:00
Shkarko

Vehbi Pireva, ekonomist i diplomuar jep mendimin e tij për këtë vendim.

“Do të thotë kjo është vendosur në favor të Serbisë e cila thërret për ti vrarë shqiptarët. Po shihet çfarë vendimi, Kjo nuk është vendim i drejtë. Bravo Evropës”.

Edhe juristi i diplomuar Avdi Limani, mendon se në një vend ku të gjithë tifozët bërtasin, ‘’ vritni shqiptarët’’ të vendoset në favor të tyre, është e pabesueshme.

"Nuk është pritur më mirë. Kjo është Evropa e cila gjithmonë ka pasur armiqësi ndaj shqiptarëve qysh nga kongresi i Berlinit e deri më sot. Kanë bërë thirrje për ti vrarë shqiptarët dhe sot vendoset në favor të Serbisë, këtë vetëm Evropa mund ta bëj. Gjithmonë në krahë të shqiptarëve ka përfituar Serbia, dhe kjo po shihet edhe sot me këtë vendim" .

Derisa Vesa Broqi regjisore, është befasuar me këtë vendim që sipas saj është i politizuar.

"Jo 3-0 për Serbinë. Më duhet me u siguru që e dëgjova mirë, pasi që nuk kam informacion. Ky është vendim politik kryekëput. Prej faktit që i kanë ndalu simbolet dhe tifozët, kjo i bie që ata nuk janë në rregull me tifozët e vet. Mënyrën qysh e organizojnë një lojë futbolli, kur e përziejnë politikën me sport diçka nuk është në rregull me atë shtet. Mendoj se është vendim politik".

Derisa Valtrim Kazazi fizioterapist, shpreson se Federata Shqiptare e Futbollit do të reagojë, dhe UEFA do t’a merrë parasyshë këtë ankesë, pasi që këtë vendim e sheh si shumë të padrejtë.

"Nuk është aspak i drejtë, është vendim katastrofal. Kam menduar që do ta përsërisin lojën, por vendimi është katastrofë. Tash mendoj se do të dërgoj reagim edhe Federata Shqiptare e futbollit dhe te shohim se çka do të ndodhë".

E pensionisti Izet Zhuja, këtë vendim e sheh si balancim, për shkak të rrethanave politike.

"Nuk është vendim i drejtë. Por duke i marrë parasyshë rrethanat politike në Evropë është një lloj balansi, se ajo nuk ka lidhje me drejtësinë. Por mendoj se një francez është në krye të UEFA-s , francezët kanë qenë gjithmonë miq të Serbisë e më pak miq tonë, unë e kam prit një vendim të tillë".

XS
SM
MD
LG