Ndërlidhjet

Maqedoni: Punëtorët me honorar, me obligime të reja


Nga një janari i vitit të ardhshëm, hyn në fuqi ligji i ri për pagesën e kontributeve, përkatësisht fillon të zbatohet mënyra e re e pagesës së sigurimit pensional dhe invalidor, si dhe kontributeve për sigurim të detyrueshëm shëndetësor për të gjithë personat të cilët marrin honorare të ndryshme për çfarëdo pune të kryer.

Organizatat joqeveritare të cilat mbrojnë të drejtat e punëtorëve, thonë se me ndryshimet ligjore në bazë të të cilave, jo vetëm ata të cilët nuk janë në marëdhënie të rregullt pune, por të gjithë të punësuarit që përveç pagës, kanë të ardhura tjera, përkatësisht marrin honorare më të mëdha nga paga minimale përpos tatimit personal prej 10% do të detyrohen të paguajnë sigurimin pensional.

Nga janari, qyetarët për çdo honorar të marrë, do të obligohen të paguajnë plus 17.6 % për sigurimin pensional dhe 7. 3 % nga honorari për sigurimin shëndetësor, me ç’rast atakohen të drejtat e punëtorëve, ngase kjo formë nuk aplikohet në asnjë vend tjetër të Evropës.

“Shumica e këtyre njerëzve që do të duhet të fillojnë të paguajnë kontribute shtesë nga 1 janari i vitit 2015, tanimë ata edhe ashtu paguajnë kontribute për të ardhurat e tyre të rregullta, ndërkohë që pagesa nga kontributi i dytë që do të bëjnë, nuk përfshihet në përllogaritjen e lartësisë së sigurimit social dhe atë pensional”.

“Prandaj, besoj se reaksioni publik që është paraqitur, do të jetë si argument shumë i fuqishëm për t`iu kundërvënë këtij vendimi të Qeverisë”, thekson për Evropën e Lirë, Artan Sadiku nga lëvizja majtiste për të drejtat e punëtorëve.

Nga ana tjetër Marjan Ristevski nga Konfederata e Sindikatave të Pavarura, thekson përmes këtij vendimi, qeveria duke dashur të mbushë arkën e shtetit do t`i detyrojë punëdhënësit, të gjejnë mekanizma për të paguar për shërbime të caktuara me “para në dorë”, përkatsisht do të inicojnë zhvillimin e ekonomisë së zezë.

“Ne kërkojmë shtyerje të këtyre ndryshimeve ligjore, dhe njëhërësh gjatë perudhës së anaulimit të ligjit kërkojmë të realizohet debat publik. Ky ligj sillet vetëm me qëllim që gjithçka që është progresive të shkatërrohet, gjithçka që është kritike ndaj qeverisë të pamundësohet.”

“Në fund, të gjithë ata që duhet t’i paguajnë këto kontribute do të mundohen ta manipulojnë ligjin. Në këtë formë të gjithë do të detyrohemi të bëhemi kriminel në këtë shtet”, është shprehur Ristevski.

Ndërkohë Artan Sadiku nga lidhja majtiste “Solidariteti”, edhe pse konsideron se ligji shkelë të drejtat themelore të punëtorëve, nuk beson në aprovimin e të njëjtit nga Gjykata Kushtetuese.

“Parashtresat të cilat mund të shtrohen në Gjykatën Kushtetuese nga përvoja që kemi ne si lëvisje majtiste, është se Gjykata Kushteuese është bërë një organ servil ndaj kritikave dhe ligjeve të pushtetit, andaj shumë nuk shpresojmë nga ky institucion, por qëndrimi i përbashkët i organiztave joqeveritare të cilat në fokus kanë të drejtat e punëtorëve, është se nëse ministri i Punës dhe Politikës Sociale nuk merrë parasyshë kërkesat e parashtruara, , hapi ynë i ardhshëm do të jetë organizimi i protestave”, thekson Sadiku.

Organiztat joqeveritare, gjithashtu kanë theksuar se përmes ligjit në fjalë një goditje efuqishme i bëhet sektorit civil, i cili kryesisht punon në bazë të kontratave autoriale dhe honorarëve.

“Në këtë mënyrë sulmohet e vetmja pjesë e shoqërisë të cilën institucionet shetërore në një formë të caktuar nuk e kanë nën kontrollin e tyre, dhe përmes implementimit të ligjit për pagesën e kontributeve të honorareve, minimizohet mundësia e veprimit të pavarur të organizatave joqeveritare”, thekson Albert Musliu nga Instituti për Zhvillimin e Demokracisë.

Ndryshe, në Maqedoni janë të evidentuar rreth 150 mijë persona që punojnë me honorarë ose me kontrata autoriale.

XS
SM
MD
LG