Ndërlidhjet

Mbi 140 të vrarë në një shkollë në Pakistan


Lot dhe arkivole në spitalin e Peshawarit
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:01:08 0:00

Lot dhe arkivole në spitalin e Peshawarit [PAMJE GRAFIKE]

Persona të armatosur kanë sulmuar një shkollë ushtarake në Peshauar të Pakistanit, duke vrarë të paktën 141 persona, në mesin e tyre 132 fëmijë.

Përgjegjësinë mbi sulmin e kanë marrë talibanët e Pakistanit.

Shefi i provincës së Peshauarit, Pervez Khattal, e ka konfirmuar lajmin, duke thënë se 120 fëmijë të tjerë janë të plagosur.

Klikoni këtu për të parë skenat kaotike


Ai ka thënë se një grup prej tetë deri në dhjetë “terroristësh” kanë hyrë në Shkollën dhe Kolegjin Publik Ushtarak dhe kanë “filluar të hapin zjarr kundër nxënësve”.

Zëdhënësi i talibanëve pakistanezë, i cili veten e ka identifikuar si Muhammad Horasani, i ka telefonuar Radio Mashaalit të Radios Evropa e Lirë dhe ka marrë përgjegjësinë për sulmin, duke thënë se ai është hakmarrje për operacionet ushtarake në Vaziristanin Verior.

Për agjencinë e lajmeve Reuters, Khorasani ka thënë se sulmuesit “kanë pasur udhëzime të mos i prekin fëmijët, por të shënjestërojnë vetëm personelin ushatarak në shkollë”.

Ushtria pakistaneze ka thënë se ka vrarë mbi 1,100 militantë në Vaziristanin Verior, që kur ka nisur ofensivën në muajin qershor të këtij viti.

Autoritetet në Pakistan kanë shpallur tre ditë zie për viktima e sulmit të sotëm.

Rrëfimet e nxënësve të mbijetuar

Ebadi dhe nxënësit e tjerë kanë qenë duke ndjekur një orë për ndihmën e parë, kur militantët kanë hyrë në Shkollën Publike Ushtarake të Peshauarit.

Grupi i personave të armatosur, që i përkisnin organizatës Tehrik-e-Taliban, ka shtënë me armë në drejtim të nxënësve dhe mësuesve dhe ka shpërthyer bomba.

Ebadi, nxënës i klasës së dhjetë, është njëri nga të mbijetuarit e masakrës.

“Ka qenë ora 10:30 e mëngjesit, kur jemi mbledhur në orën e urgjencës nga një kolonel ushtarak. Kur kemi hyrë breda, kanë shpërthyer të shtënat. (Militantët) kanë vrarë shumë nxënës. Kam parë rreth 40 apo 50 nxënës të vrarë para meje. Ata kanë qëlluar edhe kolonelin. Ka pasur edhe shpërthime me bomba. Kam parë katër ose pesë militantë të veshur me të zeza”, ka përshkuar Ebadi ngjarjen.

Nga atje, Ebadi ka thënë se militantët ua kanë mësyrë klasëve të tjera, ku ndodheshin rreth 500 nxënës.

“Një nga shokët e mi ka vdekur në krahët e mi. Shumë nxënës janë qëlluar në këmbë, fytyrë dhe prapa shpine”, ka rrëfyer ai.

Anees, nxënës i klasës së katërt, ka qenë po ashtu duke ndjekur mësimet kur kanë sulmuar talibanët.

“Mësuesi na ka thënë se ka stërvitje jashtë. Por, kur kemi parë nga jashtë, ushtarët kanë hyrë në klasën tonë dhe na kanë thënë të dalim jashtë. Ne kemi dalë se edhe mësuesit na kanë urdhëruar. Një mësues dhe një mësuese janë vrarë”, ka thënë Anees.

Nxënësi i klasës së gjashtë, Hammad Ahmand, ka thënë se militantët kanë hyrë në shkollë të maskuar si roje të sigurisë.

Sipas tij, disa nxënës më të mëdhenj fillimisht kanë menduar se bëhet fjalë për shaka – nxënës duke pretenduar se janë militantë.

“Por, më pas, ata kanë nisur të qëllojnë me armë”, ka thënë Ahmand. (v.tela)

Talibanët sulmojnë shkollën
Ju lutem prisni
Embed

No media source currently available

0:00 0:01:03 0:00

XS
SM
MD
LG