Ndërlidhjet

Videot më të shikuara të vitit 2014


Prej atyre tërheqëse, deri tek ato lumturuese e gjallëruese, këtu janë disa nga videot që tërhoqën vëmendje globale në vitin 2014.

1. Sulm nga foshnja “djall”

Krijuesit e videove më të mira virale, e dinë një gjë të mirë kur i krijojnë ato, kështu që suksesi i kaluar i ka siguruar që nuk do të ketë ndonjë sulm të zemrës nga videot e realizuara në vitin 2014. Do të thotë që, nuk ka suprizë. Thuaja këtë një kalimtari dashamir në Nju Jork që u viktimizua nga specialistët e videove virale, se ata po promovonin një film horrorr.

2. "Të lumtur” në Tehran

Kënga “Happy” e Pharrell William bashkë me videoklipin, ka sjellur shprehje të ndryshme të lumturisë në gjithë botën. Nga Gaza, në Xhamajka dhe Malajzi, morrën hapin nga kjo këngë “virus”, duke “kërcyer nëse ndjenjë se lumturia është e vërtetë”. Edhe kafshët u futën në aksion, përderisa një qen australian ka bërë një version të kësaj kënge që ka sjellur 10 milion shikime.

Por, autoritetet iraniane, e patën një vështrim të zbehtë, kur një grup nga Teherani, publikuan një version të quajtur “Të lumtur në Teheran”. Gjykata vendosi burgim për gjashtë të rinjtë që u shfaqën në këtë video, edhe pse dënimet u pezulluan dhe producenti i videos kaloi kohë në burg. Ky rast ka shkelur të drejtat ndërkombëtare të komunitetit.

3. Qeni - merimangë gjigante

Tifozët e çmendurive të mençura, kanë krijuar një fenomen në YouTube, një trend mjaft i pëlqyer në 2014. Sylester Wardega, kishte veshur qenin e tij “Chica” në një kostum të merimangës së madhe dhe ka viktimizuar njerëzit, e që pati një efekt mjaft qesharak, duke bërë kështu 100 milion shikime.

4. Gjermania, fituese e kupës botërore në Brazil

Organizatorët brazilian të kupës botërore të FIFA-s, kanë bërë një show mjaft të madh për 3.4 milion pjesëmarrësit dhe më shumë se 1 bilion adhuruesit që po ndiqnin ndeshjet. Ekipi i mirënjohur brazilian, në anën tjetër u përkul dhe me kokë ulur doli jashtë fushës, pavarësisht arritjes në gjysmë finale, duke humbur nga Gjermania me rezultat 7 me 1.

Gjermania, fituese e kupës botërore ( shkatërron Brazilin )

5. Sfida me kovën me akuj

Një përjashtim i dukshëm në përpjekjet fitimprurëse të industrisë “Crowd-Funding”, 5 miliard në vit, shpërtheu në skenë këtë vit me “ujë të ftohtë” dhe “kovë akulli”, ku fituan mbështetësit nga të gjitha sferat e jetës, që kontribuuan për bamirësi. Njëra nga fushatat më të suksesshme ishte ajo e “ALS, Ice Bucket Challenge”, për të ngritur fonde në SHBA, për të luftuar “sklerozën amiotrofike laterale” , një çrregullim që sulmon sistemin e muskujve.

Lista e njerëzve që morrin pjesën në këtë video sfiduese është mjaft e gjatë dhe përfshinë, futbollerin David Beckham, Cristiano Ronaldo, si dhe yjet e hollyëoodi-t, si Tom Cruise, Jean-Luc Picard, yjet e muzikës pop si Lady Gaga dhe Taylor Swift, miliarderë si Mark Zuckerberg dhe Richard Branson, dhe fytyra tashmë e njohur, ish presidenti i Shteteve të Bashkuara George W. Bush.

6. "Heroi" i vogël nga Siria, shpëton motrën

Një video e lansuar në nëntorin e hershëm, depërtoj në tri vitet e tragjedisë dhe shkatërrimit në ngjarjet e luftës në Siri, me një moment mikro-kozmik të shpresës dhe heroizmit. Problemi qëndronte se video, e djaloshit të ri nën zjarr, në një rrugë të pluhurosur të Sirisë, që kishte kapur motrën e tij për ta siguruar, doli të ishte shaka. Dyshimet filluan pasi që lajmet rreth globit shfaqën klipin dhe film-bërësit norvegjez, shpejtë deklaruan që kanë bërë këtë video për të shfaqur jetesën e fëmijëve të prekur nga lufta. Por, jo para se miliona njerëz e kanë parë këtë si “një djalosh hero nga Siria” i cili ishte aktor i paguar në një ndërmarrje filmike në Malta, që goditet nga snajperi për të shpëtuar vajzën e vogël. E vërteta, solli shumë zemërim tek njerëzit.


7. Iphone i parë version 6, thyhet nga një fëmijë, gjatë një interviste

Njëra nga kompanitë më fitimprurëse në botë, të teknologjisë së lartë “Apple”, vazhdoj me margjinën e lartë edhe në 2014. (Po ashtu theu edhe një barrierë kur Tim Cook që u bë pronari i parë i kësaj kompanie, doli të jetë homoseksual). Pas lansimit të iWatch, kompania theu rekordet me përsëritjen e Iphone-ve të njëjtë.

Lansimet e produkteve të kompanisë Apple, kanë marrë proporcione imagjinare, me fushata të mëdha, duke dalë të parët në treg. Kështu që televizioni australian solli klientin e parë me Iphone 6 në skenë.

8. Liz Wahl, jep dorëheqje gjatë transmetimit direkt në televizion

Kundër prapavisë së pushtimit rus dhe aneksimit të Krimesë, rrëzimin e Ukrainës lindore, si dhe ndodhitë me agjencionin malajzez dhe ngjarje të tjera në Ukrainë, Rusia bëri një fushatë të pamëshirshme në vitin 2014 për të kujtuar përjetimet e këqija të ngjarjeve që ndodhën. "Pushteti Vertikal" i RFE/RL-së dhe ndjekësit tjerë të Rusisë, e kanë etiketuar si "Armatosje" të informacionit dhe kulturës, mediet tjera të dominuara nga shteti rus, si dhe përdoruesit tjerë anonim të rrjeteve sociale, shpesh qëllimisht kanë mashtruar dhe keq-udhëzuar, thjesht e kanë humbur shenjën.

Përpjekje e dështuar, megjithatë stafi i shërbimit anglez të televizionit ndërkombëtar të Rusisë, sfiduan Moskën me ankesat e redaktorëve dhe me dorëheqjen gjatë transmetimit direkt të lajmeve. Dorëheqjet gjatë transmetimeve direkte erdhën si shkak i largimit të moderatores Liz Wahl, kur ajo deklaroi se "nuk mund të jetë pjesë e rrjetit të krijuar nga Qeveria ruse që mbron interesat e Putin-it".

9. Perspektiva e Willie-t në pavarësimin e Skocisë

Një nga votimet më të ngushta të vitit ishin ato të Skocisë, ku banorët e Mbretërisë së Bashkuar ishin në pyetje se "A duhet që Skocia të jetë e pavarur". Fushata "Better Together - Më mirë të bashkuar", në një farë formë triumfoi, por sondazhi i 18 shtatorit i detyroj ata që t'i mobilizojnë radhët e tyre.

Ish kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Gordon Brown, dhe lideri nacionalist skocez Alex Salmond, paraqitën rastet e tyre duke mahnitur skocezët dhe të huajt, njëlloj ia hodhën shikimin si Willie , karakteri nga seriali i animuar amerikan "Simpsonët".

10. 10 orë ecje në Nju-Jork, si femër

Ecja e një vajze të re nëpër rrugët e Nju-Jork-ut, solli një mesazh për ngacmimet që iu bëhen femrave në çdo vend të botës, pothuajse çdo ditë në rrugë. Video në të cilën një vajzë vullnetare bëri ecjen nëpër qytet pa shfaqur ndonjë emocion ndaj ngacmimeve të ndryshme, ngjalli një diskutim të gjerë për pengesat që hasin gratë në shoqëri.

Video bonus

Njëra nga videot më të shikuara të të gjitha kohërave “Charlie më kafshoi gishtin përsëri”, ka bërë 800 milion shikime në internet dhe përsëri iu bën të qeshni.

XS
SM
MD
LG