Ndërlidhjet

Finalizohet aleanca e prirë nga Rusia, por paraqiten dallime


Vladimir Putin
Vladimir Putin

Kirgizia e ka nënshkruar marrëveshjen e pranimit në Bashkimin Ekonomik të Euroazisë, që udhëhiqet nga Rusia.

Kjo marrëveshje hynë në fuqi më 1 janar 2015.

Por, derisa presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, u takua në Moskë me liderët e ish-republikave sovjetike, që e përbëjnë këtë aleancë, grupi i ka treguar shenjat e para të dallimeve.

Bashkimi ri, që është një zgjerim i grupit Unuioni Doganor, së bashku me Rusinë, Bjellorusinë dhe Kazakistanin, po ashtu e përfshinë Armeninë dhe Kirgizinë.

Gjatë nënshkrimit të marrëveshjes së re, presidenti i Kirgizisë, Almazbek Atambaev, ka shfaqur shpresë se vendi i tij do të bëhet anëtar i plotë në maj të vitit 2015.

Presidenti i Armenisë, Serzh Sarkisian, në muajin tetor e ka nënshkruar këtë marrëveshje për anëtarësim.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, tha se unioni i ri do të ketë qarkullim prej 4,500 miliardë dollarë dhe do të jetë një aleancë me 170 milionë banorë.

“Më lejoni të përkujtoj se tregu i përbashkët po krijohet sipas rregullave dhe normave universale të Organizatës Botërore të Tregtisë (OBT) me më tepër se 170 milionë konsumatorë dhe në total GDP-ja do të jetë mbi 4,500 miliardë dollarë. Me lejoni të theksoj se të[ gjithë pjesëmarrësit e këtij procesi integrues tashmë po përjetojnë përfitimet e tij reale”, tha Vladimir Putin.

Sipas presidentit rus, “anëtarësimi i Armenisë dhe Kirgizisë në Unionin Ekonomik të Euroazisë i plotëson interesat kombëtare të dy vendeve”.

Por, presidenti i Bjellorusisë, Alyaksandr Lukashenka, ka shprehur kritika të ashpra kundër Moskës për shkak të mospajtimit tregtar me vendin e tij.

Moska i ka ndaluar importet e prodhimeve ushqimore nga Bashkimi Evropian, në kuadër të përgjigjes ndaj sanksioneve perëndimore kundër Rusisë, për shkak të rolit të saj në Ukrainë.

Me qëllim që ta parandaloj Bjellorusinë për rishitjen e prodhimeve të Bashkimit Evropia, Moska e ka ndaluar importin e qumështit dhe mishit të Bjellorusisë, duke theksuar dyshime për shkaqe higjienike.

Po ashtu, Rusia nuk lejon tranzitin e transportit të prodhimeve ushqimore të Bjellorusisë për në Kazakistan, nëpër territorin e vet, për shkak të dyshimeve3 të shumta se këto prodhime do të mund të përfundonin diku në Rusi.

“Ekziston edhe ana tjetër e asaj që unë besoj se janë marrëveshje të përkohshme. Rregullatori rus për agrikulturë, Rosselkhoznadzor ka imponuar kufizime importuese ndaj kompanive të Bjellorusisë në Federatën Ruse".

"Pastaj, ajo që është më erëndësishme dhe në kundërshtim me të gjitha normat ndërkombëtare, ne nuk na lejohet e drejta e transitit të mallrave nga territori i Bjellorusisë. E gjithë kjo është imponuar në mënyrë të njëanshme, pa konsultime, duke e anashkaluar Komisionin Ekonomik të Euroazisë, dhe – siç u pa qartas gjatë negociatave me presidentin rus Putin – pa pëlqimin e tij”, tha Aleksandar Lukashenka.

Duke iu referuar mospajtimeve paraprake me partnerët më të afërt prej shkatërrimit të ish-Bashkimit Sovjetik, Lukashenka tha se Bjellorusia nuk do ta toleroj “një tjetër Union të Shteteve të Pavarur”.

Presidenti i Kazakistanit, Nursultan Nayarbaev, ka sugjeruar se izolimi i Rusisë nga ana e perëndimit, lidhur me krizën në Ukrianë, po krijon tensione ndërmjet Moskës dhe partnerëve të saj më të afërt.

“Jostabiliteti i tregjeve botërore, politika e sanksioneve, përkeqësimi i besimit ndërmjet fuqive udhëheqëse botërore, kërcënimi i acarimit i situatës ushtarake dhe politike, të gjitha këto do të ndikojnë në proceset e ndërtimit të Bashkimit Ekonomik të Euroazisë dhe ne i kemi para sysh këto sfida”, tha Nazarbaev.

Përgatiti: Fatmir Bujupi
XS
SM
MD
LG