Ndërlidhjet

Vuçiq: Me shqiptarët duam të jetojmë në paqe


Vuçiq në Kosovë
Ju lutem prisni
Embed

No media source currently available

0:00 0:01:23 0:00

Vuçiq në Kosovë

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka porositur serbët e Kosovës që të mos braktisin vatrat e tyre, të mos e shesin pasurinë dhe se Qeveria e Serbisë do të vazhdojë t’i ndihmojë.

Porositë e tilla ai i ka bërë në Pasjan, Shtërpce dhe Graçanicë, në kuadër të vizitës së tij në Kosovë me rastin e manifestimeve për Vitin e Ri ortodoks.

Kryeministri serb, Vuçiq, i shoqëruar nga një numër ministrash të qeverisë serbe, në orët e mëngjesit ka vizituar fshatin Pasjan, ku ka hapur klinikën e maternitetit dhe ka porositur banorët serbë që të ndërtojnë të ardhmen për fëmijët e tyre.

“Për këtë arsye jemi sot këtu, sepse, për çudi, më së shumti fëmijë serb lindin në Kosovë”, tha Vuçiq.

Ai u ka thënë qytetarëve serbë në Pasjan se nuk dëshirojnë të kenë konflikte me askë dhe se të gjitha problemet dëshirojnë t’i zgjdhin në paqe.

Porosi të ngjashme Vuçiq ka dhënë edhe gjatë vizitës në Shtëprce dhe më pas edhe në Graçanicë ku ka bërë zbulimin e lapidarit të “Mbretit Milutin”, në shkollën me të njëjtin emër.

Në praninë e disa mijëra qytetarëve serbë të ardhur në Graçanicë nga të gjitha anët e Kosovës, ku jetojnë ata, Vuçiqi ka theksuar se me shqiptarët dëshirojnë të jetojnë mirë dhe në paqe, sepse sipas tij, paqja u sjellë të mira të dyja palëve.

“Me fqinjët tanë, shqiptarët, duam të jetojmë në paqe. Asgjë të keqe nuk ju flasim. Unë pash se gjithkund nëpër Kosovë më kanë pritur me flamujt e tyre. Disa më fyenin, disa më kërcënonin, e disa kanë qenë të vrazhdë", tha Vuçiq.

Sipas tij, përgjigja e serbëve ndaj shqiptarëve "duhet të jetë e civilizuar dhe e mikpritësve të ndershëm dhe kjo nënkupton se dëshirojmë t'i zgjidhim të gjitha me paqe dhe dëshirojmë të jetojmë pranë njëri tjetrit në mënyrën më të mirë të mundshme".

"Por mos provoni të na poshtëroni dhe mos provoni ta ulni krenarinë serbe. ne nuk e duam të huajën dhe atë që është e juaja, por vetëm duam të rrimë në shtëpitë dhe vatrat tona, si dhe dëshirojmë jetën dhe ardhmërinë e fëmijëve serb në Kosovë, e asgjë më shumë”, shtoi Vuçiq.

Ai u ka thënë qytetarëve serbë se Qeveria e Serbisë do ta vazhdoj ndihmën për ta dhe se të gjitha ministritë e kësaj qeverie kanë marrë obligimin që të punojnë jo vetëm për komunat e veriut të Kosovës, por edhe por ato në jug të lumit Ibër.

Vuçiq ka thënë se ndihma më e madhe për serbët e Kosovës do të tregoj se Serbia “nuk e lë asnjë vend dhe asnjë fshat në harresë”.

"Unë e di se ju sot ndjeni fuqi më të madhe, megjithëse jetoni vështirë dhe me vuajtje. Po ndjeni mbi një politikë tjetër, një marrëdhënie tjetër, më reale, më të mençur, më serioze dhe më të përgjegjshme. Ne çdo ditë e më tepër po e fuqizojmë pozicionin tonë".

"E ku pozicion i fortë do të thotë jetë, mbijetesë dhe ardhmëri për fëmijët tanë. Unë ju lus që të mos i shitni tokat e juaja, të rrini në vatrat tuaja dhe ne do t’ju ndihmojmë aq sa mundemi”, theksoi kryeministri serb, duke shtuar se serbët duke ruajtur vatrat e tyre, e ruajnë Kosovën dhe tregojnë se sa e duan Serbinë.

Ndryshe, pas tubimit në Graçanicë, Vuçiqi është takuar me peshkopin Teodosije dhe më pas ka vizituar Manastirin e Graçanicës, ku është takuar me kryetarët e komunave me shumicë serbe, si dhe me politikanët tjerë serb të Kosovës.

Ndryshe, Vizita e Vuçiqit në Kosovë është aprovuar nga zyrtarët e Qeverisë së Kosovës, të cilët e kanë cilësuar këtë vizitë të natyrës “humanitare dhe fetare”.

XS
SM
MD
LG