Ndërlidhjet

Interpretime tekanjoze të porosive të faktorit ndërkombëtar


Partitë politike në pushtet dhe ato në opozitë në Maqedoni, në forma krejtësisht të ndryshme, i komentojnë porositë që vijnë nga Bashkimi Evropian, Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian (OSBE), si dhe shumë diplomatë të huaj në Maqedoni, në lidhje me krizën politike.

Kriza pason publikimin e disa audio-incizimeve nga ana e opozitës, e cila akuzon pushtetin se ka përgjuar paligjshëm qytetarët e Maqedonisë, gazetarë, politikanë e publicistë.

Ekspertët konsiderojnë se situata e krijuar politike "është delikate dhe në këtë moment nuk ka hapësirë për përfitime politike".

“Partnerët ndërkombëtarë theksojnë nevojën emergjente që aktorët politikë sa më parë duhet të angazhohen në gjetjen e një rrugëdaljeje nga situata e krijuar”, vlerëson Denko Malevski, ish diplomat.

Ai ka shtuar se problem serioz paraqet fakti se porositë e zyrtarëve të lartë nga Brukseli dhe Uashingtoni, "trajtohen në forma të ndryshme nga subjektet politike, varësisht nga interesat e tyre partiake".

Malevski më pas thekson se nëse porositë e faktorit ndërkombëtar nuk trajtohen me seriozitet nga strukturat udhëheqëse të qeverisë, Maqedonia mund të futet në një fazë të konflikteve të brendshme.

“Nëse pushteti mbetet në pozicionin se përgjimet janë bërë nga shërbimet e huaja sekrete dhe nuk pranojnë asnjë përgjegjësi, duke theksuar se nuk kanë pse të japin dorëheqje, ose të kërkojnë falje publike, kriza edhe më shumë do të thellohet”, konsideron Malevski.

Edhe Mersel Bilalli, ekspert i marrëdhënieve ndërkombëtare, thotë se vendi mund të trazohet, nëse nuk veprohet konform sugjerimeve të faktorit ndërkombëtar.

“Mendoj se porositë e faktorit ndërkombëtar janë gjithnjë e më të fuqishme dhe mendoj se kemi të bëjmë me fundin e këtij regjimi. Regjimi i instaluar nga kryeministri Gruevski, artificialisht mbahet në këmbë pëmes tre mediumeve të cilat i ka korruptuar".

Ai më pas ka theksuar se formimi i një qeverie me ekspertë të fushave të caktuara, mund ta nxjerrë vendin nga kriza aktuale politike, por kjo gjë, thekson Billalli, nuk mund të arrihet pa ndihmën e faktorit ndërkombëtar.

“Faktori ndërkombëtar është i pranishëm në Maqedoni, por gjatë ditëve të fundit do të jetë ëdhe më shumë i pranishëm, e kjo mund të ndihmojë në formimin e një qeverie ekspertësh”, thekson Billalli, duke shtuar se një qeveri e tillë do të duhej të ishte jo e ndërlidhur në formë direkte me faktorin e brendshëm politik.

XS
SM
MD
LG