Ndërlidhjet

Kumanova me masa të shtuara të sigurisë


Kumanova
Kumanova

Një pjesë e rrugëve të Kumanovës janë bllokuar për komunikacion, ndërkohë që vërehet prania e shtuar e policisë në rrugët "11 Tetori" dhe "Todor Velkov", në qendër të Kumanovës ku gjenden shumë institucione shtetërore.

Kryetari i Komunës së Kumanovës, Zoran Damjanovski për Radion Evropa e Lirë ka theksuar se mungesa e informatave nga dikasteri i policisë për atë se çfarë po ndodh në këtë qytet, bën që spekulimet siç është shprehur ai, të shndërrohen në informacione të cilat mund të marrin udhë të gabuara.

“Unë si kryetar i Komunës akoma nuk jam i informuar për shkakun e ngritjes së gatishmërisë luftarake të forcave policore, thjesht na u tha se kjo bëhet për shkaqe sigurie dhe asgjë më shumë. Ndërkohë, dy rrugë mbahen të bllokuara dhe në to vërehet prania e theksuar e forcave të policisë”.

“Ndjehet shqetësimi i theksuar tek qytetarët me atë që një pjesë e tyre kanë filluar t'i marrin fëmijët nga shkolla dhe kopshtet e fëmijëve, e që ka krijuar një atmosferë kaotike edhe në institucionet publike", bën të ditur Zoran Damjanovski.

Ndërkohë Ernest Reichel, i dërguar special i Gjermanisë për Evropën Juglindore, Turqinë dhe shtetet e EFTA-s, i shoqëruar nga ambasadorja gjermane Christine Althauser, pas takimit që ka realizuar me zëvendëskryeministrin për çështje të integrimeve Fatmir Basimin dhe zyrtarë tjerë, tha se vizita e tij dëshmon për shqetësimin që ndjen Gjermania për zhvillimet e fundit në Kumanovë dhe krizën e krijuar politike.

“Theksova se qeveria duhet të përgjigjet në mënyrë konkrete dhe thelbësore ndaj akuzave të shumta për veprime të përgjegjshme nga ana e qeverisë të cilat dolën në sipërfaqe nga materialet të cilat i publikoi opozita”, është shprehur Ernest Reichel.

XS
SM
MD
LG