Ndërlidhjet

Kthehen në Kosovë trupat e 9 personave të vrarë në Kumanovë


Morgu në Shkup
Morgu në Shkup

Në orën tre të mëngjesit të së premtes, është bërë transferimi nga Morgu i Shkupit për në Kosovë, i trupave të pajetë të 9 shtetasve të Kosovës të vrarë në përleshjen e armatosur më 9 dhe 10 maj në Kumanovë, në Lagjen e Trimave.

Identifikimi I tyre paraprakisht u bë nga ana e të afërmve të tyre, në praninë ambasadorit të Kosovës në Shkup, Ylber Hysa dhe të drejtorit të Departamentit të Mjekësisë Ligjore të Kosovës Arsim Gërxhaliu.

Ambasadori i Kosovës në Shkup Ylber Hysa të enjten në mbrëmje është shprehur se procedura e identifikimit i trupave të pajetë në morgun e Shkupit nga të afërmit e tyre që ka zgjatur më shumë se 12 orë, ka qenë për arsye të procedurës së komplikuar të mbledhjes së dokumentacionit.

“Po arsyet janë të natyrës teknike. Janë ligjet e vendit (Maqedonisë)m të cilat nuk janë dhe aq të thjeshta sepse nuk bëhet fjalë për vdekje të natyrshme por rrethana të tjera".

"Disa nga dokumentet që është dashur të sigurohen, si çertifikata e lindjes të atyre, të cilët i identifikojnë kufomat, nuk duhet të jetë më vjetër se gjashtë muaj dhe disa procedura të tjera të cilat varen nga institucionet maqedonase", ka deklaruar ambasadori i Kosovës në Maqedoni Ylber Hysa duke bërë të ditur se autoritet maqedonase, autoriteteve të Kosovës dhe familjarëve, ua kanë dorëzuar edhe raportin e autopsisë të realizuar nga Mjeksia Ligjore e Maqedonisë.

“Ne kemi kërkuar nga autoritetet maqedonase të na dorëzohet raporti i autopsisë dhe kjo na është lejuar, kështu që do ta kemi edhe këtë raport”, ka bërë të ditur zoti Hysa.

Përleshja e armatosur në Kumanovë la 18 të vrarë, 8 policë dhe 10 pjesëtarë të grupit të armatosur. Fillimisht, autoritetet maqedonase kishin thënë se numri i viktimave është 22, 14 nga të cilët ishin pjesëtarë të vrarë të grupit të armatosur.

XS
SM
MD
LG