Ndërlidhjet

Maqedoni: Qytetarët s'u besojnë partive politike


Shkup
Shkup

Qytetarët shqiptarë në Maqedoni, ndjehen të indinjuar nga pasiviteti i partive politike shqiptare në Maqedoni, veçanërisht nga qasja e tyre ndaj marrëveshjes politike mes katër liderëve politik me ndërmjetësimin e faktorit ndërkombëtar, përmes së cilës synohet që vendi të dal nga kriza e thellë politike.

“Partitë politike shqiptare në Maqedoni nuk janë të interesuara aspak për kërkesat e votuesve shqiptarë në bazë të të cilave ata kanë marrë mandatin. Më shumë janë të fokusuar në realizimin e interesave të tyre, shikojnë se si u ecin punët rreth tenderave që të mund të marrin sa më shumë para”, thotë Naim Reka, qytetar i papunë rreth të dyzetave.

Nga ana tjetër, Ilaz Shabani një tjetër qytetar, thotë se zënkat mes partive politike shqiptare "janë një garë iluzionare mes partive politike se kinse angazhohen për realizimin e kërkesave të shqiptarëve të Maqedonisë".

“S'kemi shpesë nga asnjëra pati politike shqiptare këtu. Çfarë parti shqiptare janë këto, liderët e të cilëve në një moment i sheh duke pirë duhan në një tavolinë dhe më pas grinden. Për çka duhet të angazhohen ata?
Po, për hapjen e vendeve të punës, mjafton kjo...”
thotë Shabani.

Pëderisa, qytetari Vedat Azemi, thotë se shqiptarët gjithnjë e më shumë humbasin besimin tek partitë politike shqiptare të cilat i përfaqësojnë.

“Kemi pasur vetëm një parti shqiptare e cila ishte e fokusuar në zgjidhjen e çështjes shqiptare, ajo ishte partia e Prosperitetit në fillim të viteve të 90-ta. Tani ne si votojmë partitë maqedonase, por Partia Demokratike e Shqiptarëve dhe Bashkimit Demokratik për Integrim, votojnë në mbështetje të politikave të partive maqedonase”, thotë Azemi.

Së fundmi, lideri i Partisë Demokratike Shqiptare në opozitë Menduh Thaçi, e ka akuzuar kreun e BDI-së Ali Ahmeti se në takimet e liderëve nuk ka përfaqësuar çështjen shqiptare, por tërë kohën ka qënë në mbrojtje të pozicioneve të kryeministrit Nikolla Gruevski.

Menjëhërë pas kësaj, ka reagar Bashkimi Demokratik për Integrim sipas së cilës bëhet fjalë për deklarata që kanë për qëllim vetëm ngritjen e vlerësimit partiak, duke theksuar se interesat e shqiptarëve janë bërë pjesë e agjendës së integrimeve euroatlantike të vendit.

Por, analistët politik thonë se zënkat mes partive shqiptare të përfaqësuara në parlament janë si rrjedhojë e mungesës së ofertave konkrete për të zgjidhur problemet me të cilat përballen shqiptarët e Maqedonisë.

“Zënkat mes partive politike shqiptare paraqesin reflektim tëp ozitës së tyre objektive gjatë gjithë procesit të kontestit mes VMRO DPMNE-së dhe LSDM-së, qw filloi menjëherë pas zgjedhjeve të fundit të cilat u mbajtën vitin e kaluar", nënvizon Albert Musliu analist politik.

XS
SM
MD
LG