Ndërlidhjet

Kritiku i Putinit fshihet nga libri i historisë


Klubi ikonik sportiv rus, Spartak, e ka larguar legjendën e shahut, Garry Kasparov, që është kritik i ashpër i presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, nga libri me të cilin përshkruhet e kaluara e begatshme e klubit.

Për një kohë të gjatë, shahu në Rusi është sport i nderuar. Për këtë, në masë të madhe duhet falënderuar trashëgiminë e dominimit sovjetik në këtë lojë.

Po ashtu, sukeset ruse në këtë sport janë të ndërlidhura për së afërti me politikën në Rusi, ku zyrtarët e lartë i kanë udhëhequr federatat sportive dhe qeveritë rajonale, ndërsa firmat shtetërore i mbështesin financiarisht manifestimet madhore sportive.

Por, duket se kjo gjë, dëshmohet se është problematike për klubin e sportit, Spartak, kur e ka publikuar botimin e librit me sportistët kulminantë dhe ekipet e veta të njohura.

Në mesin e anëtarëve më të njohur të Spartakut, para se gjithash, është një kundërshtar i përbetuar i presidentit të Rusisë, Vladimir Putin: ky është legjenda e shahut, Garry Kasparov.

Zgjidhja? Fshirja e Kasparovit nga libri

Autori veteran rus i shahut dhe gazetari, Yevgeny Gik, ka shkruar këtë muaj, se më herët vit ishte ftuar për ta shkruar një hyrje për Kasparovin dhe për ish-lojtarin tjetër të Spartakut, kryemjeshtrin e madh armen dhe sovjetik dhe ish-kampionin botëror, Tigran Petrosjan.

Gazetari Gik thotë se e ka dorëzuar tekstin, por kur aktualisht e ka parë verzionin e publikuar të librit, me të cilin shënohet 80 vjetori i themelimit të klubit Spartak, ka konstatuar se teksti për Petrosjanin përfshihej në libër, por Kasparovi nuk përmendej askund.

Kryeredaktori i cili e kishte angazhuar Gikun për të shkruar, i tha se Kasparovi ishte larguar nga libri “në minutën e fundit”, por është e paqartë se kush e kishte marrë kërë vendim.

“Isha i befasuar, po ashtu”, e kishte cituar autori Gik, kryeredaktorin, Yevgeny Bogatirov.

Pasi artikulli i gazetarit, Yevgeny Gik, ishte botuar në faqen në Internet, Chess-News.ru, Garry Kasparov kishte shkruar në Twitter: “supozoj se nëse lakenjtë e Putinit dëshirojnë ta largojnë emrin tim nga secili libër sovjetik apo rus, atëherë do të jenë të zënë për një kohë të gjatë”.

Yevgeny Bogatyrev, zëvendës-kryeredaktor i revistës Fizkultura - Sporti, me seli në Moskë, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se “nuk do ta politizonte këtë çështje”.

Në emailin e dërguar ai shkruan se “ndonjëherë, ekzekutivët aktualë të sportit nuk janë në linjë me sportistët legjendarë të së kaluarës dhe përpiqen të mos i përmendin ata”.

Garry Kasparov, një “fëmijë i padëshiruar” i shahut sovjetik, ishte bërë kampion botëror në vitin 1985, në moshën 22 vjeçare, duke e mundur kryemjeshtrin e madh sovjetik, Anatoly Karpov, që ishte lojtar favorit i presidencës ruse.

Kasparov e kishte mbajtur titullin e kampionit botëror për 15 vite dhe gjërësisht konsiderohet si njëri nga lojtarët më të mëdhenj në histori.

Mediat e quanin Kasparovin shërbëtor të perëndimit

Në mediat pro-Kremlinit, ai ishte kritikuar duke u cilësuar si shërbëtor i perëndimit, bile edhe pasi ishte larguar nga shahu aktiv garues në vitin 2005 dhe kishte vendosur të përfshihej në politikën opizitare ruse.

Aktualisht, Garry Kasparov jeton me vetëdëshirë në ekzil në Shtetet e Bashkuara. Por, aktiviteti i tij vazhdoin edhe brenda Rusisë; ai ishte organizatori kryesor i të ashtuquajturit Marsh i të pakënaqurve në protestat rrugore në vitet 2006 dhe 2007, që përfunduan me arrestimin e një numri të aktivistëve opozitarë, përfshirë edhe vetë Kasarovin.

Ai i ka vazhduar kritikat e tij të ashpra kundër Putinit, derisa jeton jashtë Rusisë, duke publikuar artikuj në botimet kryesore perëndimore dhe duke dëshmuar para ligjvënësve amerikanë.

Por, autoritetet e Rusisë e kanë vazhduar presionin kundër Kasparovit edhe në shahun botëror.

Gjatë fushatës së tij npër tu zgjedhur president i organizatës ndërkombëtare të shahut, e njohur me shkurtesën FIDE, ambasadat e Rusisë në gjithë botën i kanë kontaktuar federatat kombëtare të shahut për të lobuar kundër Kasparovit, duke e favorizuar ish-liderin rajonal rus, Kirsan Ilymzhinov. Ilymzhinov pat fituar në këtë garë për president të FIDE-s.

Por, përkundër tensioneve ndërmjet këtyre dy kandidatëve për president të FIDE-s, zoti Ilymzhinov, të cilin Kasparov e kishte denoncuar gjatë zgjedhjeve në FIDE se ishte “plotësisht i mbështetur nga regjimi i Putinit”, e ka kritikuar vendimin që Kasparovi të largohet nga libri i klubit Spartak, duke thënë se ai është i motivuar “politikisht”.

“Është e pamundshme që të fshihet kampioni botëror nga sporti sovjetik dhe botëror”, i tha Ilymzhinov rrjetit Dozhd TV.

Por, megjiahtë duket se Kasaprovi, nuk është shlyer krejtësisht nga historia e Spartakut.

Në faqen e këtij klubi në Internet, është publikuar fotografia e tij, ndërsa fitorja e Kasparovit kundër Karpovit, në vitin 1985, vlerësohet si “brilante” dhe “me gjasë si e arrritura më e rëndësishme e garuesit të Spaertakut” në atë vit.

Përgatiti: Fatmir Bujupi
XS
SM
MD
LG