Ndërlidhjet

SHBA-ja dhe Turqia bashkohen për të shpartalluar IS-in


Turqia dhe Shtetet e Bashkuara janë pajtuar të provojnë të shpartallojnë grupin militant Shteti Islamik (IS) nga Siria, përgjatë kufirit me Turqinë, për të krijuar një “parajsë të sigurtë” për mijëra refugjatë sirianë, dhe të këpusin rrugën kryesore të furnizimit të grupit militant.

Kjo lëvizje krijon veprime të paprencedent të Turqisë, e cila javën e fundit përfshiu veten në luftën kundër Shtetit Islamik në fqinjët e vetë Siri dhe Irak.

Administrata e Obamës tha më 27 korrik se bisedimet e SHBA-ve me Turqinë për zonat e liruara nga Shteti Islamik, u fokusuan në linjën 109 kilometërshe, e cila kontrollohet nga IS-i.

Shtetet e Bashkuara kanë qenë duke kryer sulme ajrore atje, të cilat do të përshpejtohen tani që mund t’i bëjë nga Turqia, thanë zyrtarët.

Por megjithatë, asnjë marrëveshje mes Turqisë dhe SHBA-ve nuk është arritur ende, thanë ata.

Derisa krijimi i një zone relativisht stabile, pa militantë, mund të tërheqë shumë nga 1.8 milionë refugjatët që po strehohen në Turqi, një zyrtar theksoi se qëllimi nuk është krijimi i “zonës së sigurtë” për njerëzt që po ikin nga konflikti.

"Ata mund të shkojnë, por ai nuk është qëllimi i operacionit. Qëllimi i tij është të pastrojë kufirin dhe të mbyllë kufirin për IS-in", tha zyrtari.

Në Uashington, zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, John Kirby tha se çdo përpjeke e përbashkët ushtarake me Turqinë nuk do të përfshijë vendosjen e një zone ndalimi-fluturimi, gjë të cilën Turqia e ka kërkuar prej kohësh.

Edhe pse detajet për këtë plan nuk janë përfunduar, kryeministri turk Ahmet Davutoglu tha se Ankaraja dhe Uashingtoni nuk e kanë ndërmend të dërgojnë këmbësori në Siri, por dëshirojnë të shohin forcat e opozitës së monderuar siriane të zëvendësojnë IS-in në zonën e trazuar në kufi.

"Nuk duam ta shohim Shtetin Islamik në kufinjtë e Turqisë”, tha ai.

"Forca të moderuara, siç janë Ushtria e Lirë Siriane do të përforcohen, një stukturë do të krijohet në mënyrë qe ata të mund të marrin kontrollin e zonave të liruara nga IS-i. Mbulim ajror do të sigurohet. Do të jetë e pamundur për të të marrin kontrollin pa të”.

Diskutimet vijnë në mes të një ndryshimi masiv të drejtimit të Turqisë karshi çështjes së IS-it.

Pas muaj të ngurrimit, avionët luftarakë të Turqisë filluan të sulmojnë objektivat militante në Siri javën e kaluar, dhe shteti i lejoi SHBA-të të nisin sulmet e veta nga baza strategjike ajrore të Turqisë.

Turqia gjithashtu ka thirrur një mbledhje urgjente të NATO-s për të diskutuar kërcënimet që i kanosen sigurisë në vend.

Por, fushata ushtarake turke për të larguar Shtetin Islamik përgjatë territorit në kufi me Turqinë, mund të komplikoje situatën në tokë.

Luftëtarët kurdë në Siri, të mbështetur nga SHBA-të, të cilët me sukses kanë luftuar kundër IS-it, kontrollojnë shumicën e më shumë se 800 kilomterave të kufirit me Turqinë, kanë paralajmëruar Ankaranë kundër çfarëdo intervenimi në veri të Sirisë.

Shteti Islamik kontrollon rreth 96 kilometra nëpër atë kufi. Plani Turqi-SHBA ka ngritur pyetjen se nësë forcat rebele siriane do të përfshihen në operacione tokësore kundër IS-it.

Shtetet e Bashkuara janë ankuar se nuk kanë partner në të cilët mund të mbështeten për këtë çështje.

Sekretari i Mbrojtjes Ash Carter, bëri të ditur më herët këtë muaj se Shtetet e Bashkuara kanë vetëm 60 trajnerë për të përgatitur dhe armatosur mijëra rebelë sirianë të moderuar, në luftë kundër Shtetit Islamik.

Një zyrtar i administratës, pa elaboruar, tha se koalicioni i udhëhequr nga SHBA-të, është në kërkim të forcave si Kurdët Sirianë dhe Ushtria e Lirë Siriane, për t’i bërë luftimet në tokë.

Përgatiti: Gresa Kraja
XS
SM
MD
LG