Ndërlidhjet

Arabia Saudite nis hetimet për incidentin në Mekë


mecca crane falls
mecca crane falls

Arabia Saudite ka nisur hetimet e incidentit të së premtes, kur nga rënia e një vinçi në qytetin e shenjtë të Mekës kanë humbur jetën së paku 107 persona.

Vinçi ka rënë mbi Xhaminë e Madhe, derisa ajo ka qenë e mbushur me besimtarë.

Zyrtarët kanë thënë se erërat e forta dhe shirat e furishëm kanë shkaktuar rënien e vinçit.

Xhamia e Madhe, e njohur si Masjid al-Haram, është xhamia më e madhe në botë dhe rrethon vendin e shenjtë të Islamit, Qaben.

Në incident janë plagosur edhe 230 persona.

Meka po përgatitet për pelegrinazhin vjetor të Haxhit.

Qindra-mijëra njerëz nga e gjithë bota pritet të arrijnë atje këtë muaj.

XS
SM
MD
LG