Ndërlidhjet

Reklamat “tërheqëse” të bankave


Prishtinëse...
Prishtinëse...

Një ndër institucionet që më se shumti realizojnë reklama në mediat e shkruara dhe elektronike, por edhe pano reklamuese janë bankat komerciale që operojnë në Kosovë.

Përmes këtyre reklamave, bankat mundohen të joshin klientët për produktet e tyre, si për shërbime të shpjeta, norma të volitshme të interesit, kredi për festa të ndryshme, kredi familjare, kredi biznesi, blerje të shtëpive apo edhe kredi për bujqësi.

Por, ekspertë për çështje financiare, dyshojnë se jo të në të gjitha rastet reklamat e bankave komerciale janë në harmoni më ofertat reale, të cilat i ofrojnë në tregun bankar.

Flamur Keqa, drejtor i Institutit për Banka dhe Financa në Kosovë, duke folur për Radion Evropa e Lirë, shprehet se marketingu i bankave në raste të caktuara mund të jetë tërheqës dhe mashtrues.

“Realisht këto reklama duhet të jenë tërheqëse dhe të tregojnë se çfarë i kushton një klienti për të marrë një produkt apo një shërbim nga banka e caktuar. Por, megjithatë ekziston mundësia që bankat për shkak të përformancave jo të mira apo konkurrencës në treg të reklamojnë ofrimin e produkteve dhe shërbimeve më kushtet më të cilat nuk janë në realitet”, thekson Keqa.

Edhe Mejdi Bektashi, profesor në Universitetin e Prishtinës, konsideron se jo të gjitha reklamat e bankave komerciale përkojnë më realitetin.

“Të gjithë ata klientë që bien preh e këtyre reklamave ‘tërheqëse’ mund të ankohen në organet kompetente. Ato subjekte ekonomike që dëmtohen nga këto reklamime mund të kërkojnë ndihmën e Agjencisë Kosovare të Konkurrencës”, thotë Bektashi për Radion Evropa e Lirë

Në shumicën e rasteve, përmes reklamave klientët njoftohen se bankat paraqesin oferta për festa të caktuara në Kosovë.

Lidhur më këtë, Flamur Keqa shprehet se klientët duhet të jenë të kujdesshëm në marrjen e vendimit për të aplikuar për kredi.

“Këto oferta për festa është dashur të jenë më të favorshme për klientët. Por, a janë ato më të favorshmet apo mashtruese, atë duhet të për caktojnë vetë klientët. Nëse klientët hasin në reklama që nuk janë në pajtim më praktikën që bankat t’i ofrojnë shërbime klientëve, atëherë këta klientë gjithsesi i duhet që këto praktika jo të ndershme të bankave t’i raportojnë në Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës”, shprehet Keqa.

Ndryshe, sipas të dhënave zyrtare, norma mesatare për kredi është 9.2 për qind, kurse për kursime 1.1 për qind.

Niveli i kredive të përgjithshme në Kosovë, tashmë ka arritur në mbi 2 miliardë euro, kurse vetëm gjatë vitit 2014, 10 banka komerciale kanë regjistruar profit neto në vlerë 60.1 milionë euro.

XS
SM
MD
LG