Ndërlidhjet

Sulmohet hoteli në Mali, 170 pengje


Mali Bamako
Mali Bamako

Persona të armatosur kanë sulmuar sot një hotel, të frekuentuar nga të huajt në kryeqytetin e Malit, Bamako.

Zhurma e armëve automatike u dëgjua jashtë hotelit Radisson Blu Hotel.

Dy njerëz kanë marrë peng 140 mysafirë dhe 30 të punësuar është thënë nga zyrtarët e hotelit.

Luftëtarë islamikë, të lidhur me Al-Kaidën, kanë okupuar zonën veriore të Malit që nga viti 2012, para se të dëboheshin nga operacionet e vazhdueshme të udhëhequra nga ushtria franceze, që nga janari i viti 2013.

Megjithatë, grupet islamike kanë vazhduar me sulme në vend.

Në gusht, gjatë një rrethimi gati 24-orësh dhe marrjes së pengjeve nga persona të armatosur nga grupet radikale islamike, në një hotel në qytetin qendror të Malit, në Sevare, katër ushtarë, pesë punëtorë të OKB-së, dhe katër sulmues ishin vrarë. (b.m)

XS
SM
MD
LG