Ndërlidhjet

Maqedoni: Ngritje e gatishmërisë kundër terrorizmit


Kufiri Mqedoni-Greqi
Kufiri Mqedoni-Greqi

Autoritetet e Maqedonisë thonë se po ndjekin me kujdes gjendjen e sigurisë, jo vetëm brenda vendit, por edhe më gjërë në aspekt të kërcënimeve globale të ekstremizimit dhe terrorizimit, në veçanti pas sulmeve në Paris dhe paralajmërimeve për sulme edhe në vende tjera të Bashkimit Evropian.

Por, përveç vendimit për vendosjen e telit me gjemba në pjesën jugore, në kufirin me Greqinë, ku edhe është vala më e madhe e migrantëve që hyjnë në Maqedoni, Këshilli i Sigurisë Kombëtare nuk ka sjellë ndonjë vendim tjetër.

Ndërkohë, Ministria e Punëve të Brendshme ditë më parë përmes një komunikate ka njoftuar rritjen e pranisë së policisë pranë objekteve më rëndësi të veçantë në Shkup, por nëpër rrugët e kryeqendrës dhe qyteteve tjera nuk vërehet prani e shtuar e forcave të sigurisë.

Njohësit e çështjeve të sigurisë, thonë se gjendja nuk duhet të nënvleërsohet, pasi bota si asnjëherë më parë është e kërcënuar nga sulme terroriste. Bllagoja Markovski, ish epror i lartë i Armatës dhe drejtues i Forumit Ballkanik të Sigurisë, thotë se numri i madh i migrantëve që kalojnë nëpër Maqedoni bartë rreziqe pasi në mesin e atyre që ikin nga vatrat e luftës në Siri dhe Irak, mund të ketë edhe element ekstremist.

“Gjendja në Maqedoni në planin e sigurisë po ndërlikohet, veçanarisht pas vendimit për të mos lejuara hyrjen në territorin e saj të migrantëve ekonomik. Kjo, mund të nxis individ dhe struktura të ndryshme radikale të ndërmarrin veprime terroriste".

"Veç kësaj, duke marr parasysh numrin e madh të migrantëve që hyjnë në Maqedoni për të vazhduar rrugëtimin e tyre drejt shteteve të BE-së, institucionet duhet të mbajnë llogari për personat që kalojnë nëpër territorin e saj, nëse ka në mesin e tyre struktura ekstremiste dhe nëse vallë ata kanë mbështetje, apo kanë formuar celula në vendin tonë“, thotë Markovski duke rekomanduar marrjen e masave në rritjen e aktiviteteve të forcave të sigurisë dhe shkëmbimin e informacioneve më shtetet fqinje dhe më gjërë.

“Duhet të rritet gatishmëria e strukturave të sigurisë dhe e shërbimeve të zbulimit dhe kundërzbulimit, të cilat në bashkëpunim me strukturat e njejta të vendeve të rajonit dhe më gjërë do të shkëmbejnë informacione me qëllim parandalimin e akteve të mundshme terroriste".

"Gjendja sa vjen e përkeqësohet në suaza globale, andaj insitucionet duhet me kujdes të jashtëzakonshëm të ndjekin të gjitha zhvilliohet dhe të jenë të gatshme të përballem me këecënime të mundshme terroriste“, thotë Bllagoja Markovski Forumi Ballkanik i Sigurisë.

Por, ndryshe nga ai vlerëson Mersel Bilalli, profesor i së drejtës ndërkombëtare në Universitetin Fon të Shkupit.

Ai thotë se gjendja nuk duhet të nënvlerësohet, por jo edhe të ngritet alarm i panevojshëm pasi sipas Maqedonia nuk paraqet rrezik të madh për ndonjë aktivitet të grupeve ekstremiste.

“Mendoj se kjo temë me tepër eksploatohet për qëllime të politikës së brendshme, apo të politikës ditore dhe marketingjeve partiake. Objektivisht Maqedonia nuk është faktor, apo lojtar botëror që ti nënshtrohet aksioneve të tilla“, thotë Bilalli.

Ndryshe, masa për parandalimin e aktiviteteve ekstremiste Maqedonia ka ndërmarrë edhe vitin e kaluar, me ndryshimet në ligjin për kodin penal, që parashohin dënime prej 1 deri më 5 vjet burg për të gjitha ata persona që marrin pjesë në veprime luftarake jashtë vendit. Dënime me burg parashihet edhe për personat apo gruper që bëjnë rekrutimin e personave të tjerë, për pjesëmarrje në luftërat jashtë vendit.

Sipas vlerësimeve të Ministrisë së Punëve të Brendshme, janë rreth 130 persona nga Maqedonia që lutojnë pranë grupeve ekstremiste në Siri dhe Irak, disa prej të cilëve edhe janë vrarë, por një shifër të saktë nuk ka.

Në parandalimin e veprimeve ekstrimiste është kyçur edhe Bashkësia Fetare Islame, e cila shpesh herë ka bërë thirrje për heqje dorë nga këto luftëra, apo nga distancimi i tye pasi sipas BFI-së, ato janë në kundërshtim të plotë me parimet islame.

XS
SM
MD
LG