Ndërlidhjet

UNICEF: 20 fëmijë të vrarë në Misrata


Forcat kryengritëse
Forcat kryengritëse
Agjencia për fëmijë e Kombeve të Bashkuara tha se të paktën 20 fëmijë libianë janë vrarë dhe më shumë të tjerë mund të jenë plagosur në qytetin e rrethuar Misrata, në tre javët e shkuara.

Kryengritësit ia dolën ta mbanin qytetin e tretë për nga madhësia në perëndim të vendit, përkundër sulmeve të forcave besnike të Moamer Gadafit.

UNICEF-i tha sot se në mesin e viktimave ka edhe fëmijë të moshës nëntëmujore, ndërsa shumica janë nën moshën 10 vjeç.

Organizata tha se ata kanë vdekur nga copëzat e mortajave dhe predhave të tankeve, si dhe nga plumbat e snajperëve.
XS
SM
MD
LG