E hënë, tetor 20, 2014 Kosova 10:03

Kronika

Daçiq për zgjidhjen e paralelizmit institucional

Ivica Daçiq
Ivica Daçiq
RFE /RL
Kryeministri i Republikës së Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se Serbia nuk do ta njoh Kosovën, por ka bërë të ditur se problemi i institucioneve paralele duhet të zgjidhet.

Daçiq në një intervistë për Shërbimin e Ballkanit të Radios Evropa e Lirë, ka thënë se të gjithë faktorët ndërkombëtarë, përfshirë këtu pra edhe Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara, mbështesin vazhdimin e dialogut Prishtinë - Beograd.

Kreyministri serb Daçiq po qëndron këto ditë për vizitë zyrtare në Uashington, për t'u takuar me zyrtarë shtetërorë amerikanë. 

I pyetur se çfarë pret nga Uashingtoni kur është fjala për Kovovën, Daçiq ka thënë se nuk duhet të priten ndryshime spektakolare në këtë fushë.

“Është e qartë që ne kurrë nuk do ta njohim Kosovën. Në anën tjetër, Serbia edhe më tutje është duke u munduar të gjejë zgjidhje në atë mënyrë që të mendohet se jeta në Kosovë do të jetë e organizuar në aso kushte që Serbia të mos ta njohë pavarësinë dhe si të gjinden modalitete për zgjidhjen e problemit të paralelizmit institucional”, ka thënë Daçiq.

Duke folur për takimin e presidentes së Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga dhe homologut të saj serb, Tomisllav Nikolliq, Daçiq ka thënë se pavarësisht qëndrimeve të kudnërta, takimi i jep mëbshtetje dialogut. 

"Nëse çështjen e statusit e lëmë anash dhe nëse duam që problemet në Kosovë t'i zgjidhim në formë operative dhe praktike, posaçërisht paralelizmin institucional, është e domosdoshme që në kuadër të platformës dhe rezolutës sonë të gjinden zgjidhjet e pranueshme si për Prishtinën, ashtu edhe për serbët që jetojnë në Kosovë, e ky do të jetë synimi ynë në periudhën e ardhshme", ka thënë Daçiq.

Zoti Daçiq dhe kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, vazhdojnë bisedimet në nivel kryeministrash më 19 dhe 20 shkurt. Bisedimet zhvillohen me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, përfaqësuesja e lartë e të cilit, Catherine Ashton, javët e ardhshme të dialogut Kosovë - Serbi i ka cilësuar si "kritike".
Ky forum është mbyllur
Radhitja e komenteve
Komentet
     
Nga : vali Prej : peje
08.02.2013 19:09
Qka eshte poenta e dialogutme serb kur se kan ne mend me te njoft ? Me ti ndreq punt e shtetit qe i kan lon hajnat e kosoves mbas? Po dalin fjalt e vetevendosjes.
Posht kriminelt kosovar..