E premte, maj 22, 2015 Kosova 22:38

Aktuale

Daçiq kërkon heqjen e përmendores së UÇPMB-së

Pamje nga Presheva
Pamje nga Presheva
RFE /RL
Kryeministri i Serbisë dhe ministri i Punëve të Brendshme, Ivica Daçiq iu ka bërë thirrje shqiptarëve që të heqin nga qendra e Preshevës një përmendore që iu kushtohet të rënëve të Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvexhë dhe Bujanoc (UÇPMB).

Tabela duhet të hiqet dhe më mire është që ta heqin vetë. Nuk kemi dilemë se Presheva dhe Bujanoci janë pjesë e Serbisë. Le ta thotë edhe bashkësia ndërkombëtare këtë dhe jo nesër të thotë ‘është përdorur dhunë e tepruar’”, ka thënë Daçiq.

UÇPMB, ka qenë formacion ushtarak i përbërë nga shqiptarët, që në fillim të viteve të 2000-ta ka hyrë në konflikt me forcat serbe të sigurisë, në përpjekje për të siguruar më shumë të drejta për shqiptarët në Luginën e Preshevës.

Në vitin 2002 parlamenti i atëhershëm jugosllav miratoi ligjin për amnistinë e pjestarëve të ish UÇPMB-se prej 1 janarit 1999 deri në 31 maj 2001.

Marrëveshja për ndaljen e konfliktit qe arritur me ndërmjetësimin e NATO-s, dhe parashihte amnisti dhe çarmatim të luftëtarëve të UÇPMB-së.(a.i.)
Ky forum është mbyllur
Komentet
     
Nuk ka komente në këtë forum

Përzgjedhja Jonë

Për një vit, priten një milion metra kub pyje

Kosova ka 460 mijë hektarë pyje. Rreth 80 për qind e lëndëve djegëse në vend kanë burim pyjet. Andaj, ekspertët thonë se pyjet në Kosovë nuk janë në nivel të kënaqshëm, derisa shtojnë se gjatë një viti priten rreth një million metra kub pyje.

Një milion euro për shëndetësi në veri

Qeveria e Kosovës ka ndarë 15 milionë euro për katër komunat në veri të Kosovës, Mitrovicën e Veriut, Leposaviqin, Zubin Potokun dhe Zveçanin. Për sektorin e shëndetësisë janë ndarë 1 milion euro.

Si të vazhdosh jetën kur miqtë të martirizohen?

“Një nga gjërat më të vështira të xhihadit është kur e humbet një mik”, e pranon militanti çeçen i Shtetit Islamik, Musa Abu Yusuf Shishani, në një postim në rrjete sociale të publikuar së fundi.