E martë, shtator 23, 2014 Kosova 16:23

Bota

Ushtria e Egjiptit urdhëron demonstruesit të largohen nga presidenca

Egjipt: Trazira vdekjeprurëse para pallatit presidenciali
|| 0:00:00
...
 
🔇
X
06.12.2012
Mbështetësit dhe kundërshtarët e presidentit të Egjiptit, Muhammad Morsi, janë përleshur rëndë në Kajro. Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur për tre njerëz të vrarë dhe mbi 350 të plagosur në trazirat jashtë pallatit presidencial.

Egjipt: Trazirat para pallatit presidencial

RFE /RL
Ushtria e Egjiptit ka urdhëruar demonstruesit që të largohen nga zona përreth pallatit presidencial në Kajro.

Kjo hapësirë ka qenë skenë e përleshjeve të dhunshme ndërmjet mbështetësve dhe kundërshtarëve të presidentit Muhammad Morsi.

Luftimet e së mërkurës mbrëma kanë lënë të paktën pesë njerëz të vrarë dhe disa qindra të plagosur. Ushtria e Egjiptit ka vendosur tanket dhe autoblindat jashtë presidencës.

Kundërshtarët e Morsit protestojnë kundër një dekreti të ri kushtetues, që ka nxjerrë presidenti muajin e kaluar, duke i dhënë vetes kompetenca gati të pakufizuara. Ata po ashtu janë të pakënaqur me draftin e ri të kushtetutës, për të cilin thonë se minon disa të drejta themelore.

Me urdhrin e ushtrisë, demonstruesit kanë nisur të largohen në mënyrë paqësore.

Situata paraqet krizën më të rëndë politike në Egjipt që prej protestave të vitit të kaluar, që kanë çuar në përmbysjen e sunduesit veteran, Hosni Mubarak.

Njëri nga liderët e opozitës, Muhammad ElBaradei, ka thënë se sundimi i Morsit nuk dallon nga ai i Mubarakut.

Muhammad el-BaradeiMuhammad el-Baradei
x
Muhammad el-Baradei
Muhammad el-Baradei
“Ne mbajmë presidentin Morsi dhe qeverinë e tij plotësisht përgjegjëse për dhunën, e cila po ndodh sot në Egjipt. Ajo çfarë po ndodh para pallatit presidencial, dhuna, pa mbrojtje nga shteti, është një njoftim nga lidershipi dhe presidenti se ata nuk e praktikojnë përgjegjësinë e tyre për mbrojtjen e vendit”, ka thënë ElBaradei.

Agjencitë shtetërore të lajmeve kanë thënë se tanket janë vendosur jashtë pallatit presidencial “për të siguruar ndërtesën”, pas luftimeve që kanë vazhduar edhe mëngjesin e sotëm.

Raporte për përleshje të dhunshme ka pasur edhe në qytete të tjera të Egjiptit.

Dhuna ka vënë përballë mbështetësit e Morsit nga Vëllazëria Myslimane dhe grupet islamike me grupet liberale, të krishtera dhe të tjera.

Opozita do që presidenti të shfuqizojë dekretin e 22 nëntorit dhe të tërheqë projekt-kushtetutën, e cila thuhet se është nxjerrë nga një asamble e dominuar me aleatë islamikë të presidentit.

Ish-kreu i Ligës Arabe, Amr Moussa, tani udhëheqës i opozitës, i ka bërë thirrje popullit egjiptian që të bashkohet në mbështetje të demokracisë.

Amr MoussaAmr Moussa
x
Amr Moussa
Amr Moussa
“Sot, nesër dhe gjithë kohën, zëri jonë duhet të ngrihet lart. Të tregojmë se jemi për një komb demokratik dhe jo për status-quo, apo ndarje të popullit egjiptian, apo imponim të një kushtetute të papranueshme”, ka thënë Moussa.

Me gjithë trazirat, nënpresidenti i Egjiptit, Mahmud Mekky, ka thënë se referendumi për kushtetutën do të mbahet më 15 dhjetor, ashtu siç është planifikuar.

Shtetet e Bashkuara, të cilat ndihmojnë ushtrinë e Egjiptit me 1.3 miliard dollarë çdo vit, kanë bërë thirrje për dialog.(v.t.)
Ky forum është mbyllur
Komentet
     
Nuk ka komente në këtë forum