E dielë, tetor 26, 2014 Kosova 00:48

Intervista

Biserko: Platforma e Serbisë - humbje kohe

Sonja Biserko
Sonja Biserko
“Beogradi nuk mund të presë më shumë se ajo që parashihet me Planin Ahtisaari që është maksimumi që mund të arrihet në rrethanat ekzistuese. Është çështje tjetër se kur Beogradi do të pajtohet me realitetin në Kosovë”, tha në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, kryetarja e Komitetit të Helsinkit në Serbi, Sonja Biserko.

RADIO EVROPA E LIRË
Zonja Biserko, ditë më parë Beogradi lansoi një të ashtuquajtur platformë mbi Kosovën, me të cilën kërkohet vetëqeverisje për serbët që jetojnë në Kosovë. Platforma u kundërshtua nga Prishtina, por nuk pati sinjale zyrtare nga Brukseli dhe Washingtoni. Cili është disponimi aktual i Beogradit?

SONJA BISERKO
Mendoj se kjo platformë është mjaft dekurajuese duke e ditur se çfarë pritet nga Serbia në drejtim të kandidaturës (për anëtarësim në BE). Platforma përbën një lloj regresi, sepse ajo e trajton Kosovën thuajse s’ka ndodhur asgjë në ndërkohë-nuk njihet pavarësia e Kosovës e nuk flitet për një lloj përmirësimi për jetën e serbëve në veri. Ka një konsensus për këtë në mes të presidentit dhe kryeministrit, Ivica Daçiq, por ky i fundit tha se nuk bëhet fjalë për vetëqeverisje dhe se gjatë dialogut me Prishtinën do të shqyrtoheshin aspekte të tjera.

Bashkësia Ndërkombëtare, kryesisht BE-ja dhe Shtetet e Bashkuara, nuk kanë dalë me ndonjë qëndrim mbi platformë. Duket se ata nuk janë të kënaqur me këtë formë, ndërsa presin që të dalë diçka tjetër. Është mjaft e qartë që Prishtina nuk do ta pranojë këtë platformë si pikënisje, sepse shkon përtej pritjeve të tyre dhe asaj mbi të cilën është arritur pajtim në bisedimet e fundit ndërmjet dy kryeministrave të Kosovës e Serbisë.

Ka zëra këtu, si partia opozitare LDP, që thonë se platforma është një qasje joreale ndaj problemit të Kosovës dhe se është humbje kohe. Në fakt, është humbje kohe, sepse është një qasje e reduktuar nga ajo që pritej nga pala serbe lidhur me kontrollin e kufijve, telekomunikacionin, energjinë dhe të tjera. Atyre do t’u duhej të merren me këto çështje, por jo për tërë komunitetin serb në Kosovë.

Serbët në jug të Ibrit kanë zgjedhur ritmin e tyre në integrimin në institucionet kosovare, ndërsa kanë kundërshtuar gjithashtu këtë lloj manipulimi të Beogradit. Pra, kjo mund të jetë një pikënisje për negociata brenda korpusit serb në Beograd.

E dimë se ka qëndrime të ndryshme duke nisur nga Partia Demokratike e Serbisë, pastaj progresistët që kanë qenë shumë aktivë në veri të Kosovës, dhe Ivica Daçiq  që ishte radikal gjatë vitit të kaluar, por që ka një qasje me racionale tani. Ky mund të jetë një indikacion për nevojën që Serbia të lëvizë drejt njohjes së realitetit në Kosovë.

RADIO EVROPA E LIRË
Bisedimet ndërmjet Prishtinës e Beogradit janë caktuar të vazhdojnë në janar. A mendoni se pas publikimit të platformës, do të ketë vazhdim të dialogut?

SONJA BISERKO
Jo mbi bazën e kësaj. Prishtina dhe Beogradi i kanë bërë të qarta qëndrimet e tyre. Pritet që Beogradi të lëvizë përpara dhe do të jetë e rëndësishme të shihet se si Ivica Daçiq do ta trajtojë këtë platformë dhe se si do t’i qaset Prishtinës gjatë javëve të ardhshme. Kemi para vetes një pauzë - Kërshëndellat, Viti i Ri dhe festat e fundvitit, por pastaj Beogradi duhet të ndryshojë qasjen ndaj Kosovës nëse dëshiron ta marrë nisjen e negociatave për anëtarësim në BE.

RADIO EVROPA E LIRË
Para nisjes së dialogut ndërmjet kryeministrit, Hashim Thaçi, dhe homologut të tij serb, Ivica Daçiq, përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikë të Jashtme e Siguri, Catherine Ashton, pati thënë se palët duhet të jenë të gatshme për “vendime të vështira”. A po lëvizin gjërat drejt “vendimeve të vështira” për veriun e Kosovës?

SONJA BISERKO
BE-ja dhe Washingtoni janë mjaft të qartë në pritjet e tyre: 1. Kosova është e pavarur, 2. presin përmirësime vetëm për serbët në veri të Kosovës, por jo Republika Srpskan, të cilën e synon Beogradi.

Andaj, bëhet fjalë për korrektimin e Planit të Ahtisaarit që është maksimumi për cilindo minoritet. Mendoj se minoritetit serb në Kosovë i është ofruar maksimumi që mund t’i ofrohej ndonjë minoriteti në Ballkan apo kudo tjetër.

Beogradi duhet t’u përshtatet kërkesave dhe pritjeve nga ai, ndoshta me një terminologji tjetër, sepse oferta e tij nuk është e pranueshme si pikënisje. Atyre u duhet mbështetja financiare nga BE-ja dhe për ta marrë atë, ata duhet të ndryshojnë qëndrimin e tyre.

Ne shpresojmë që kjo të ndryshojë brenda javëve të ardhshme, edhe pse me duhet të them se është një lloj matje e pulsit të Bashkësisë Ndërkombëtare për gatishmërinë e tyre për ta pranuar statusin e Republika Srpskas, gjë që, sipas të gjitha indikacioneve, nuk do ta bëjnë. Andaj, (Beogradi) nuk ka zgjidhje tjetër, pos ta drejtojë vendin kah marrja e datës për negociata për anëtarësim në BE që është shumë e rëndësishme për zhvillimin e ardhshëm.

RADIO EVROPA E LIRË
Nëse jo Republika Srpska, a ka mbetur ndonjë opsion për ndonjë status tjetër special për veriun?

SONJA BISERKO
Nëse më pyesni mua, them se ata kanë tashmë ofertën mbi tryezë dhe do të duhej ta merrnin atë - pra, Planin e Ahtisaarit. Ky është maksimumi që mund të marrë ndonjë minoritet. Me këtë plan veç se njihet entiteti i ndarë i veriut. Ata nuk do të mund të përfitojnë një gjyqësor apo polici të pavarur, meqë këto duhet të jenë të ndërlidhura me Prishtinën. Atyre u garantohet një sistem i pavarur i arsimit dhe shëndetësisë që do të mbështetej nga Beogradi.

Këto, pra, nuk ndërlidhen me institucionet e rëndësishme që duhet të mbesin nën kontrollin e Prishtinës, sikurse që do të mbetet kontrolli territorial.

Beogradi nuk mund të presë më shumë dhe ky është maksimumi që mund të arrihet në rrethanat ekzistuese. Është çështje tjetër se kur Beogradi do të pajtohet me realitetin në Kosovë.
Ky forum është mbyllur
Radhitja e komenteve
Komentet
     
Nga : rama Prej : s.reke
28.12.2012 09:01
me pelqejn komentet jane te pjekura

Nga : Lorik Prej : Gjermani
25.12.2012 17:38
@dardan,
koment tipik i nje shqiptari qe kerkon lemosh si femijet 5 vjeqar. si gjithnje shqipetaret e shajn evropen dhe e perkrahin ameriken kur dihet se qartazi amerikanet dhe evropianet kan nje qendrim identik per tte gjitha antet e globit. ketu ndryshon vetem metodologjia dhe ana psikologjike se si i qasen amerikanet dhe evropianet nje problemi por ne esens nuk ka kurrfar ndryshimi karshi kosoves.

me sa me kujtohet qarqet amerikane para disa diteve kan then se ne platformen serbe ka disa elemente pozitive zoteri

or zoteri mos e prit evropen qe ta perkrah ose refuzon platformen serbe, ate platform duhet ta hedh posht parlamenti i kosoves dhe te sjlell platform mbarkombetare per bashkimin e trojeve shipetare.
Në përgjigje

Nga : dardan Prej : stockholm
26.12.2012 13:30
Mir e keni ju Lorik,ti edhe parlamentii Kosoves, cdo gje do ta hedhni poshte .
Por politika pa pekrahje nderkombtare,dhe qendrime te qarta ndaj nje situate politike ne nje vend,apo te nje populli te ben te sillesh sikur Kurdet ne Lindjen e mesme.
Afro 60 Milion sillen verdalle neper lindjen e mesme pavend dhe vare.
Kjo eshte Amerika e cila e krijoi Republiken e Kosoves.
.
Ndoshta pa Ameriken do te kishe kor sukses ti si trim dhe diplomat i madh Shqiptare qe na paraqitesh,deri ne bashkimin e trojeve Shqiptare..

Te kisha preferuar te kerkon pune ne qeverin Kosovare si keshilltare politik.
Me sjelljen e juaj diplomatike,dhe te qyteteruar.
Per ate arsye se Europa na ka perkrahur shume ekziston edhe thenja Gjermane qe nga viti 1878 ne Berlin se Shqiptaret jane hajna qengjash.
E edhe Hitleri vetem i beri te gjitha masakrat ne luften e dyte boterore."populli Gjeeerman nukka qene i involvuar ne zhdukjen fizike te hebrenjeve.
Gjermania se pari ka shkatruar Shqiptaret pastaj u mundua edhe Hbrenjet.
E tani eshte bere si qengj por lekuren e ka te Ujkut ende.
Në përgjigje

Nga : Lorik Prej : Gjermani
26.12.2012 15:28
@dardan,
prap nje koment nga ana juaj qe e mbivlerson vetvehten dhe sjell vrer mbi evropianet. zoteri, une vij nga prizreni dhe mos te ishin gjermanet ne qesrhor te vitit 1999 prizrenin do ta merte fati i srebrenices, ke lexuar ti per planet e serbeve per krijimin e mitrovices se dyt ne prizren dhe rolin e gjermaneve.. por cfar ben shipetaret pas luftes???? ne vend se te fillojn bashkimin ata filluan nepotizmin, hajnin, vellavrasjet etj dhe per te gjitha keto sipas teje fajet i ka evropa. ne fund dua te them nje fjali te urte popullore: si mileti ashtu eshe hiqmeti, populli ne kosove fantazon ashtu edhe paria e tij, kurse ne gjermani ka disciplin ne pune dhe udheheqe dhe gjermania eshte motor ekonomik Nr. 1 ne bote
Në përgjigje

Nga : Anonim
26.12.2012 18:08
.........O Lorik dukesh ne politik sikur "Lorik Cana" ne futboll.
Mekat qe qeveria e Kosoves nuk po i shef vlerat e juaja politike.

Esht shum lehte te mbash ligjerata ,por eshte veshtire derisa te mer titullin e ligjeruesit
Shendet ty dhe Gjermaneve te juaj.
Mose harro edh planin Patkoi qe e muar Sharpingu "Ministria Gjermane" nga sherbimi secret Bullgar dhe u zhduk pa shenj.
une e perfundova.
Skam cfare te shtoj ....
Amerika eshte vendi ce shpetoi Kosoven dhe Kosovaret
Në përgjigje

Nga : Lorik Prej : Gjermani
27.12.2012 10:56
@anonym,
hape vetvehten e burr e fol me argumente e jo me fantazma.
Planin Patkoi e publikoi gazeta gjermane "Süddeutsche Zeitung" ne Prill te vitit 1999 dhe ket Paln e dinte i gjith opinioni gjerman.
Fal "diciplines" gjermane Prizreni sot eshte qyteti me i begatshem per turizem, ekonomi dhe infrastruktur ne Kosove dhe i shpetoi Srebrenices. Ne fund dua te shtoj se fal politikaneve qe jan zhytur ne krim te organizuar dhe hajni ne koordinim me zarfat e miqve tuaj vendi po zhytet drejt kompromiseve te reja te dhimbshme ku me ne fund do tze dalin paria e Kosoves se bashku me korin diplomatik amerikan dhe evropian dhe do te na tregojn se Kosova ka fituar me keto bisedime
Në përgjigje

Nga : dardan Prej : stockholm
27.12.2012 22:31
O zoteri Lorik kupto se cfare te shkruaj !

"Aristoteli thot e kam mik Platon por me mik kam te verteten"....

Cfare eshte qeveria Kosovare ajo le te mbetet pune per ty.!??

Une nuk kam se cfare te them me teper zoteri Lorik pos gezuar festen e vitit te Ri 2013.


Nga : dardan Prej : stockholm
24.12.2012 01:14
......Mbetet te shifet se cfare do te thot BE-ja zonje .
Se cfare thua ti ska shume rendesi.edhe nese 10 per qind te platformes e perkrah BE-ja ajo eshte nje fitore e madhe per Serbet kuptohet, dhe nje termet politik i stabilitetit dhe paqes ne Ballkan