E mërkurë, tetor 22, 2014 Kosova 08:22

Kronika

Krasniqi bën thirrje për kërkim falje publike

Jakup Krasniqi
Jakup Krasniqi
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, pas një takimi të Kryesisë së institucionit ligjvënës, ka deklaruar para mediave se pavarësisht asaj se çka është thënë për të në incizimet audio telefonike, ai ndihet mirë. 

“Unë e ndjej veten shumë mirë. Mendoj që është koha, që aktorët të cilët dëgjohen duke biseduar ose duke raportuar edhe jashtë jetës institucionale, t’i thonë mendimet e veta. Të paktën, ndoshta është krejt njerëzore që të bëhet një kërkim falje publike pasi që publiku është shqetësuar. Unë, pastaj do ta jap edhe mendimin tim".

Rasti në fjalë ka të bëjë me disa incizime të lëshuara në YouTube, e në të cilat thuhet se janë biseda telefonike të përgjuara ndërmjet shefit të grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Adem Grabovcit dhe kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, ministres për integrime evropiane, Vlora Çitaku, ish shefit të Shërbimit Informativ të Kosovës, Kadri Veseli dhe kryetarit të komunës së Skënderajt, Sami Lushtaku.

Bisedat e publikuara kanë në thumb mes tjerash kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqin, por edhe raportet e brendshme në Partinë Demokratike të Kosovës.

Pas takimit të sotëm të kryesisë së Kuvendit, zoti Krasniqi ka deklaruar po ashtu se ai personalisht nuk ndihet i ofenduar, por i fyer është institucioni që ai udhëheq.

“Nëse është ofenduar dikush, është ofenduar kryetari i Kuvendit të Kosovës", ka thënë Krasniqi. 

x
Ka reaguar edhe ministrja Çitaku, e cila nëpërmjet profilit të saj në rrjetin social Facebook, veprimin e ka quajtur shantazh.


EULEX: Bisedat telefonike nuk janë të montuara

Misioni evropian për sundimin e ligjit, EULEX, ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se bisedat e incizuara telefonike ndërmjet zyrtarëve të lartë të institucioneve të Kosovës "nuk janë të montuara".

Me anë të një deklarate me shkrim, EULEX e ka cilësuar publikimin e bisedave si "çështje serioze dhe shkelje të rëndë të procedurave gjyqësore". 

“Rrjedhja e materialit konfidencial është një çështje serioze dhe një shkelje e rëndë e besimit që lidhet me procedurat e një rasti gjyqësor që është në vazhdim e sipër. Siç kërkohet proceduralisht, materiali lidhur me këto procedime ishte dorëzuar nga prokurorët e EULEX-it tek mbrojtja si dhe në gjykatë".

"Materiali më pastaj është shfaqur në publik. Sa i përket prokurorëve të EULEX-it, ata kanë vepruar në mënyrë të ligjshme, korrekte, dhe në bazë të ligjit. Është për të ardhur keq që disa palë kanë lëshuar për publikim këtë material”,
thuhet në deklaratën e EULEX-it.

Autorët e kësaj shkeljeje megjithatë nuk dihen. Prokurorët vendorë gjithashtu nuk janë deklaruar ende. 

Reagimi i qeverisë

Qeveria e Kosovës e ka dënuar ashpër publikimin e këtyre incizimeve, duke i cilësuar ato si "të fabrikuara" dhe duke kërkuar me "urgjencë nga organet kompetente të Republikës së Kosovës dhe të EULEX-it ndriçimin e këtij akti skandaloz dhe kundërligjor".

Në komunikatën e qeverisë, ky veprim madje cilësohet si "përpjekje e drejtpërdrejtë e mekanizmave të caktuar vendorë dhe disa ndërkombëtarëve, për të shantazhuar dhe sabotuar bartësit institucional dhe funksionimin normal të institucioneve tona shtetërore".

Arton Konushevci

arton.konushevci+gmail.com

Arton Konushevci merret me gazetari që nga viti 2001. Në vitin 2007 ka filluar të punojë si korrespondent i Radios Evropa e Lirë. Jeton në Prishtinë, është i martuar dhe ka një fëmijë.

Ky forum është mbyllur
Radhitja e komenteve
Faqja e komenteve nga 1
    E ardhshmja 
Nga : Niko Prej : GJermani
01.12.2012 12:08
E MORE JAKUP MET VERTET POM DHIMESH SE TI NUK JE BURR IKEQ KUNDREJT ME KAN KIE KONTAKTE, LETE THOJN QKA TE DOJN KTA PRIMITIVA SE NUK E NJOHIN HISTORIN MASEPARI E KISHE PO E KRITIKOJM DIKAN, PO KUPO... TKA NXAN TAKSIRATI ME KTA NJERZI SIQ JAN THAQOVIQET GRABOVIQET LUSHTAKOVIQET, PO QKA ME BA SE TY POPULLI TE NJEH MIER TI NUK JE NJI THES ME TA PER KIT ARSYE GJELEZOJN EDHE KIE KRITIKA NDAJ TYNE SE MUNDOHEN TE SHTIN NJI THES ME TA DMTH.... TBAJSH SIQ DOJN ATA, KTA TE TRETE EDHE AJO QITAKU SHERBETORJA E TYNE KTA PER TY JAN NJI GRIMC E ATOMIT APO BARINJT E TU SE KTA SKAN KURFARE SHKOLE FALC,ANI QYKY GRABOVCI QMU KA BA; JU PERSHENDES KUPO VEQ VAZHDONI JE NJI NDER SHIPTARET MA I DASHUR

Nga : gimi Prej : kosova
01.12.2012 10:26
heyy bashk bashk se ka per te gjith qa jeni ne pozita te lartaaa

Nga : tafkusuri Prej : zvicer
01.12.2012 09:37
e more jakup,ma se pari kthej leket qe ja vodhe popullit,nga fondi vendlindja therret,nga tenderat e nga fondet tjera dhe prano e sa per falje ate mos e prit kurr se ty a kah te pret dubrava ne mos ma keq,ti nukishe pas kurrfar ftyre po te ishte xhaxhi enver do te varte me kravat tanen,100 vjet shqiperi-rren e kullume o politikana shqiptar,Shqiperia ekziston dhe u ba nga Enver Hoxha se me kqyr holl ate e shiti A.zogu ne Italin apo nuke kemi mesu ne histori,per historin e shqiptarve vendos populli e jo sali berisha e mush xhepat e kontot e femijve te tij.derisa shqiptart nuk e zgjedhin qeshtjen e se kaluares me referendum ,kurre nuk do te ket rehati,bashkim apo perparim.Greket e serbet po pregaditen per luft kunder shqiptarve kurse saliu po mendon vetem rruget dhe Pd.PD nuk asht shqiperia zotni

Nga : Rraha Prej : Gjermani
30.11.2012 19:17
Zotri Krasniqi mos e merr seriozisht ket pun se Eulexi e kaba opinion ket pergjim me qellim te terhiek vemendjen Popullit te merret me kto fjal te liga e ta harroi arrestimin e Zotit Fatmir Lima
Në përgjigje

Nga : Haxhija Prej : Suedi
01.12.2012 08:39
O ti Rhaha Fatmir limaj ka vjedh sa ka mujt e tash e bajt me shnet.
Në përgjigje

Nga : goni Prej : gjermoni
01.12.2012 07:51
Kujtohi pak o njerz te pa shpirt pa moral qe dikush ka derdh gjak per ket kosov ka hup gjitha ne ket jet dhe ju sot keni nxan pozita kurse kto familje skan buk me ngi barkin ju mallkoft gjaku i deshmorve te kosovs kam ikur nga kosova pas lufte per qeto flliqsihane te shqiptare dua te jetoj jet te paster,sipas mendimit tim populli i kosoves asht ne duart e e tugjarrve tugjall jan ata qe blejn lop e shesin edhe kta skan tjer mendim vetem me mposht dikan e perfitu per veti .

Nga : dreni Prej : nga haga
30.11.2012 18:38
po kjo sasht mu qydit se gazetarve te kosoves nukjukamet kur xha veq meqit kso marrina po ne evrop ndodhe edh ma shum por kush nuk merret me kty pun por poillijon se nifjal popullor thet se kushka ng e je shtin rruza ne pe por nifarkohe thojshin HASHIM THAQI E QOJI RAMUSH HARADIN NE GUR PO ANDIXHUT TE VERTETN SE KUSHE EKA QU NE BUR KARLA DENPONT EDJE THEJSHIN SE EQOJ FATMIR LIMN PO KUJAN QATY INQIZIM QISPO IQESEN SE SKAN FAKT POR MESH SPOJ SHAJ GAZETAR PO JUBOJ TFALA NE NIMENYR TJRTR MASHUM SE MEJ SHA EMARRJUKOFT SHIJUNAV
Në përgjigje

Nga : gazetari Prej : Prishtine
01.12.2012 00:04
Gazetaret e kane per obligim me i botu. Ajo cka po thu ti eshte sikur polici me pa hanin tu vjedh e me than hajt se marre me kallzu se vjedhje ka edhe ne evrope. Jo shoki ti ste koke kerkah hiq

Nga : Niti -NY Prej : New York
30.11.2012 17:31
hajt se nuk ashte bo kjameti, gjysma apo 50% e popollates ne Kosove e thrasin thaqin, thaqoviq qdo dit e aj hala ashte ne krye te shtetit si nje kukull e regjistruar me nje fjalim te njejte si robot hehehehh qeshtu ishalla u vjen koha ketyre me u shkaterru me me kone partia e 3 ne vend, se qetash jane mafi grup mashtrues dhe analfabeta.

Nga : Besi Prej : Gjermani
30.11.2012 17:08
Megjithat edhe pse asht shum Folur me heret ,per keta Qeveritar ,per se keqi , e tasht vetum u deklaru edhe publikisht se kush jan ,pak me keq ardhje se tele,jn private me nji fjal kja asht ni Afer private , asgje ne keto ingjezime nuk me ka ardh shum interesant se u prit nji gja e till e ketyve ,por e vtmja ingjizim qe me ka befasu qe nuk po muj me hek prej mendjes ,telefonata e ADEM IT me VLOREN , a thu me te vertet ne ket menyr shprehen keta ,pergjethsi te PDK,me fjal AMORALE ,mjer kush e ka GRUEN apo VAJZEN te kta njerz te pa moralshum,ne PDK apo edhe ne parti tjera ,tasht mir po dihet si ka ardh edh ATIFETJA deri te KRYETARJA ,halla mos ju kof ,marre ,se vertet me ket skeq po dihen qe jan te pa MORALSHUM

Nga : florini Prej : gjermani
30.11.2012 16:37
Keto biseda tel jan muhabet o vllazni cdo njeri shan ose ban hajgare ne tel.mos ti marrim tragjike por ketu shifet edhe kush me kend eshte per Kupen sesht mu qudit se ai dhe Fatmiri jan tjeter karegori dhe keta jan pak ma allahi na rujt
Në përgjigje

Nga : besi Prej : gjermani
30.11.2012 22:32
florin ,qfar bisede eshte kjo? a e din ti qe deputeti dhe kryeministri 24-0 jan ne detyr dhe sherbim te popullit?! qfar hajgarje eshte me ja shajt nanen adem jasharit per sdekmi? qfar hajgare eshte me i than kryeministrit sma kryjte punen per daj ? qfar hajgarje per praktikant ?se spo kom nerva as me shkrujt ma ! po qfar hajgarje a kosova dhe tatimpaguesit e ati shteti po jetojkan per me bo kta hajgare me ta a a gjaku i deshmorve hajgare koka a o posht VV AAK LDK PDK allahi bre ju marroft haram ju koft djersa mundi dhe vuajtja e gurbetqarve qe as skemi ku me nejt as ku me u kthy prej gjakpirsav...

Nga : DJALI Prej : GJRMANI
30.11.2012 15:13
Nuk po kuptoj se qka don qeveria te ndriqoj rastin ,kjo pun nuk don kalluz faktet folin vet , nuk eshte pytja a e kan ba ,dhe pse e kan ba po ,qka do te thot kjo per te ardhmne ,kujt ti besoj populli i gjor
LDK .PDK AAK.AKR.VVV a ??

Nga : Deutsche Prej : gjermani
30.11.2012 14:56
edhe Eulexi-po genjen,veq tash keni me fol pak ma mir se jeni pas halite ...bajshi shka dojshi.keni menduar qe jeni te paprekshem...po edhe ju keni fillu mu qelb nga koka...
Faqja e komenteve nga 1
    E ardhshmja