Ndërlidhjet

Irak: Koalicioni i al-Malikit udhëheq me vota në dy provinca

Rezultatet e para nga zgjedhjet e përgjithshme në Irak, tregojnë se koalicioni i kryeministrit, Nuri al-Maliki, udhëheq në pjesën jugore, e cila është e banuar me popullatë shumicë shiite.

Pas numërimit të 30% të votave në Naxhaf dhe Babil, koalicioni Shteti i së Drejtës, i zotit Maliki, udhëheq me së paku 20 mijë vota para Aleancës Kombëtare të Irakut, poashtu grup me shumicë shiite.

Komisioni i Lartë i Pavarur i Zgjedhjeve i Irakut njoftoi se në vendin e tretë plasohet lista sekulare e udhëhequr nga ish kryeministri Ijad Allavi.

Raportohet se do të jetë vështirë të pritet fitore bindëse e ndonjërit prej blloqeve politike, në nivel vendi, kështu që mendohet se negociatat për krijimin e koalicionit qeverisës mund të zgjasin me muaj.
XS
SM
MD
LG