Athinë: U arrestua prifti nga Kosova, i kërkuar në Serbi
11.03.2010
Policia e Greqisë tha se e ka arrestuar priftin nga Kosova, Simeon Vilovski, i kërkuar nga Serbia, për shkak të dyshimeve për keqpërdorimin e fondeve të Kishës Ortodokse Serbe dhe të shtetit.
Sipas njoftimit të policisë, prifti Vilovski, ishte arrestuar sot në Peraia të Greqisë, në bazë të fletarrestit ndërkombëtar.
Një gjykatë në Beograd i ka filluar hetimet ndaj priftit me dyshimin se i ka keqpërdorë fondet për rikonstruktimin e Kishave Ortodokse në Kosovë.
Simeon Vilovski ka shërbyer në Kosovë, nën peshkopin ortodoks të linjës së fortë, Artemije, i cili aktualisht është shkarkuar nga Kisha Oortodokse Serbe, nën dyshime të njejta.