Ndërlidhjet

Pahor: Përpjekje për pjesëmarrje të Kosovës dhe Serbisë

Kryeministri slloven, Borut Pahor, tha se shpreson se do të ketë sukses që liderët e Kosovës dhe të Serbisë, të marrin pjesë në samitin Bashkimi Evrpopian – Ballkani, në Slloveni më 20 mars.

Megjithatë, ai theksoi se përpjekjet për sjelljen e të dy palëve së bashku në samit, ishin “deri në një masë, një mision i pamundshëm”.

“Por, ka shumë të tillë që besojnë se nëse dikush mund ta bëjë këtë, këta jemi ne”, tha zoti Pahor, duke shtuar se “suksesi nuk është i garantuar, por ne po punojmë për këtë çështje”.
XS
SM
MD
LG