E shtunë, gusht 02, 2014 Kosova 00:29

Lajmet

SHBA: Pentagoni i forcon kapacitetet në Gjirin Persik

Pamje nga Ngushtica e HormuzitPamje nga Ngushtica e Hormuzit
x
Pamje nga Ngushtica e Hormuzit
Pamje nga Ngushtica e Hormuzit
Pentagoni e ka njoftuar Kongresin e Shteteve të Bashkuara për planet për forcimin e pranisë në Gjirin Persik, në përgjigjje të kërcënimeve iraniane për mbylljen e Ngushticës së Hormuzit.

E përditshmja Wall Street Journal, në numrin e së premtes, ka cituar zyrtarë të mbrojtjes, që kanë thënë se pajisjet e reja për gjetjen dhe pastrimin e minave dhe kapacitetet e përmirësuara të vëzhgimit ishin pjesë e forcimit në dhe rreth Ngushticës së Hormuzi, në rast se Irani përpiqet t’i realizoj kërcënimet për mbylljen e saj.

Teherani kishte shprehur plane për mbylljen e rrugëve detare nëpër ngushticë, nëse vendet perëndimore vazhdojnë me planet për imponimin e më tepër sanksioneve kundër Iranit.