E hënë, shtator 01, 2014 Kosova 20:40

Lajmet

Bujanoc - protestë kundër "terrorit serb"

Arrestimet në Luginën e Preshevës, 4 maj 2012.Arrestimet në Luginën e Preshevës, 4 maj 2012.
x
Arrestimet në Luginën e Preshevës, 4 maj 2012.
Arrestimet në Luginën e Preshevës, 4 maj 2012.
Mijëra shqiptarë kanë protestuar në Bujanoc me porositë drejtuar Beogradit dhe bashkësisë ndërkombëtare, për të ndalur terrorin dhe dhunën serbe në këtë rajon me shumicë shqiptare.

Protesta thuhet të ketë pasur mbështetjen e shqiptarëve të Preshevës dhe të Medvegjës, por edhe të qytetarëve të ardhur nga Kosova dhe Maqedonia. 

Gjatë protestës janë vërejtur forca të shumta të policisë dhe xhandarmerisë serbe.

Ajo ndodh një ditë pas arrestimit të tetë shqiptarëve në Luginën e Preshevës nga ana e autoriteteve serbe.