E dielë, maj 24, 2015 Kosova 07:08

Lajmet

PE: Dënohet shfrytëzimi i drejtësisë për politikë në Rusi

Pamje nga sesioni i Parlamentit Evropian ku merrte pjesë edhe shefja për politikë të jashtme e BE-së Kethrin EshtonPamje nga sesioni i Parlamentit Evropian ku merrte pjesë edhe shefja për politikë të jashtme e BE-së Kethrin Eshton
x
Pamje nga sesioni i Parlamentit Evropian ku merrte pjesë edhe shefja për politikë të jashtme e BE-së Kethrin Eshton
Pamje nga sesioni i Parlamentit Evropian ku merrte pjesë edhe shefja për politikë të jashtme e BE-së Kethrin Eshton
Parlamenti Evropian sot e ka miratuar një rezolutë me të cilën dënohet përdorimi i drejtësisë për qëllime politike në Rusi.

Në rezolutë shprehet “pakënaqësi e thellë për vendimin dhe dënimin jopërkatës” kundër tri anëtareve të grupit protestues të femrave, Pussy Riot.

Mëtutje, në këtë rezolutë shprehet shqetësim edhe për dënimin me tetë vjet burg kundër aktivistes opozitare, Taisia Osipova, si dhe për hetimet penale, cak i të cilave janë figurat udhëheqëse opozitare, siç janë Aleksej Navalni, Boris Njemcov dhe Sergei Udalcov.

Rezoluta kërkon nga Moska që t’i gjejë dhe t’i dërgoj para drejtësisë vrasësit e gazetares Ana Politkovskaja, dhe aktivistes për të drejtat e njeriut, Natalija Estemirova.

Kërkohet edhe hetim i besueshëm dhe i pavarur për vrasjen e avokatit kundër korrupsionit, Sergei Magnicki, në vitin 2009, derisa ai ishte në burg.

Përzgjedhja Jonë

Priten një milion metra kub pyje

Kosova ka 460 mijë hektarë pyje. Rreth 80 për qind e lëndëve djegëse në vend kanë burim pyjet. Andaj, ekspertët thonë se pyjet në Kosovë nuk janë në nivel të kënaqshëm, derisa shtojnë se gjatë një viti priten rreth një million metra kub pyje.

Një milion euro për shëndetësi në veri

Qeveria e Kosovës ka ndarë 15 milionë euro për katër komunat në veri të Kosovës, Mitrovicën e Veriut, Leposaviqin, Zubin Potokun dhe Zveçanin. Për sektorin e shëndetësisë janë ndarë 1 milion euro.

Si të vazhdosh jetën kur miqtë të martirizohen?

“Një nga gjërat më të vështira të xhihadit është kur e humbet një mik”, e pranon militanti çeçen i Shtetit Islamik, Musa Abu Yusuf Shishani, në një postim në rrjete sociale të publikuar së fundi.