E hënë, janar 26, 2015 Kosova 03:21

Lajmet

Dhunë në Pakistan, gra e fëmijë të vrarë

PakistanPakistan
x
Pakistan
Pakistan
Të paktën 14 persona kanë humbur jetën nga shpërthimi i bombës në veri të Pakistanit.

Autoritetet policore thonë se pajisja ka shpërthyer pranë një kamioni që bartte fshatarë, pranë kufirit me Afganistanin.

Sipas burimeve të njëjta, në mesin e të vrarëve janë tre gra dhe tre fëmijë.

Korrespondentët e mediave thonë se fshatarët në zonën Diri i Poshtëm mbështesin forcat qeveritare në luftën e tyre kundër kryengritësve talibanë.

Analistët thonë se mbështetja për talibanët ka rënë në disa zona në veri të Pakistanit, për shkak se fushatat e përgjakshme të tyre kanë marrë jetën e shumë civilëve.

VOX

Prishtina

Pritjet e të rinjve për vitin 2015

Në rubrikën tonë të përjavshme VOX, të Radios Evropa e Lirë, kemi marrë mendimet e të rinjve, rreth asaj se çka ata presin nga viti 2015