Ndërlidhjet

Sulmohet vajza pakistaneze, e njohur për ditarët e saj


Malala Yousafzai
Malala Yousafzai
Një vajzë e vogël pakistaneze që fitoi famë ndërkombëtare për shkak të ditarëve të saj për mizoritë e talebanëve, është lënduar gjatë një sulmi të panjohur duke u kthyer nga shkolla e saj.

Essa Khankhel, një gazetar vendor tha se Malala Yousafzai është sulmuar sot përderisa po kthehej nga shkolla e saj në Saidu Sharif.

Ai tha se sulmuesi kishte hapur zjarr në drejtim të vajzës, duke e goditur atë në kokë dhe qafë.

Yousafzai tani ndodhet në spital duke i trajtuar plagët.

Gjatë dy viteve të fundit ajo kishte fituar çmime vendore dhe ndërkombëtare për përshkrimin e gjendjes së popullit të saj, përmes blogjeve për BBC në vitin 2009.
XS
SM
MD
LG