Ndërlidhjet

Një pikturë e Kandinsky-t shitet për 23 milionë dollarë


Një nga pikturat e Kandinsky-t
Një nga pikturat e Kandinsky-t

Një pikturë nga Wassily Kandinsky është shitur gjatë një ankandi për 23 milionë dollarë, duke u bërë në këtë mënyra vepra e shitur më shtrenjtë e këtij artisti rus.

Piktura e vajit “Studie fur Improvisation 8,” e vitit 1909, është shitur mbrëmë gjatë një ankandi në Nju Jork.

Vepra i është shitur Fondacionit Vokart të Zvicrës. Gjatë ankandit pati edhe shitje të tjera, si p.sh., një pikturë e Claude Monet u shit për rreth 43.8 milionë dollarë.
XS
SM
MD
LG