Ndërlidhjet

Planifikohet krijimi i një udhëheqësie të re të opozitës siriane


Pjesëtarë të Këshillit Kombëtar Sirian në Katar
Pjesëtarë të Këshillit Kombëtar Sirian në Katar
Anëtarësimi i një udhëheqësie të re të opozitës siriane pritet të diskutohet sot gjatë një takimi në Katar.

Raportohet se ka plane për krijimin e një udhëheqësie të re, me një mekanizëm prej 50 anëtarëve, që do të koordinohej me luftëtarët rebelë dhe do të ishte i gatshëm që të negocionte për një tranzicion politik jashtë konfliktit me qeverinë e Sirisë.

Këshilli Kombëtar Sirian, që përbëhet kryesisht nga mërgimtarët dhe ndikohet nga Vëllazëria Myslimane, është kritikuar se nuk është efektiv.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës shpresojnë të shohin një opozitë të bashkuar, që përfshinë përfaqësues të rebelëve dhe aktivistë që po luftojnë brenda Sirisë kundër regjimit të Bashar al-Assadit.
XS
SM
MD
LG