Ndërlidhjet

Në Turqi kontrollohet aeroplani armen që shkonte për në Siri


Ilustrim
Ilustrim
Mediat turke raportojnë se një aeroplan armen që po fluturonte për në Siri është ndaluar sot në Turqinë Lindore, në mënyrë që mallërat e tij të inspektoheshin, për tu siguruar se aeroplani nuk po bartte pajisje ushtarake.

Raportohet se aeroplani u lëshua në qytetin Erzurum, sipas marrëveshjes me autoritetet turke.

Besohet se aeroplani është duke bartur ndihma humanitare.

Ky është incidenti i dytë i kësaj natyre brenda një muaji. Edhe një aeroplan tjetër armen ishte ndaluar në Turqi në mes të muajit tetor, për t’iu lejuar më vonë fluturimi për në Siri, pasi autoritetet turke kishin konfirmuar se aeroplani ishte duke bartur ndihma humanitare.

Turqia është një nga kritikët më të ashpër të regjimit të presidentit Bashar al-Assad, për shkak të konfliktit në Siri.
XS
SM
MD
LG