Ndërlidhjet

Vriten katër njerëz në Irak nga sulmi me bombë


Pamje nga një shpërthim i mëhershëm
Pamje nga një shpërthim i mëhershëm
Policia irakiane tha se tri vetura bombë shpërthyen sot duke lënë të vrarë të paktën 4 njerëz dhe 16 të tjerë të plagosur.

Dy shpërthime ndodhën në qytetin e dominuar nga shiitët, në Mahmudiya, rreth 30 kilometra larg Bagdadit.

Nga shpërthimi i parë u vranë dy njerëz dhe u lënduan katër, ndërsa nga i dyti u vra një person dhe u lënduan tre të tjerë.

Ndërkohë, në qytetin jugor Hillah, një bombë shpërtheu në një veturë të parkuar në një zonë komerciale, duke vrarë një civil dhe duke lënduar nëntë të tjerë.

Hillah ndodhet 95 kilometra në jug të Bagdadit.
XS
SM
MD
LG