Ndërlidhjet

Assad nuk beson se do të ketë ndërhyrje ushtarake në Siri


Posterë të presidentit Bashar al-Assad
Posterë të presidentit Bashar al-Assad
Presidenti Bashar al-Assad raportohet të ketë thënë se dyshon që Perëndimi do të ndërhyjë ushtarakisht në Siri.

Në një intervistë të publikuar në faqen e internetit, në gjuhën arabe, “Rusia Sot”, Assad paralajmëron se pushtimi do të kushtonte më shumë sesa mund ta përballojë e gjithë bota.

Ai gjithashtu shtoi se ai “duhet të jetojë dhe të vdesë në Siri”.

Nga ana tjetër, Këshilli Kombëtar Sirian filloi riorganizimin e tij sot në Katar. Ky Këshill zgjodhi një sekretariat të përgjithshëm prej 40 anëtarëve, prej të cilëve 1/3 janë islamistë, përfshirë të paktën pesë anëtarë të Vëllazërisë Myslimane.
XS
SM
MD
LG