E dielë, tetor 26, 2014 Kosova 02:50

Lajmet

Protestojnë punëtorët e institucioneve të BE-së

IlustrimIlustrim
x
Ilustrim
Ilustrim
Një pjesë e personelit të institucioneve të Bashkimit Evropian po mban grevë një ditore, në shenjë proteste për mundësitë e shkurtimeve në buxhet, të cilat do të konsiderohen nga liderët e BE-së më vonë këtë muaj.

Liderët e sindikatës USF thanë sot se veprime të tjera janë duke u konsideruar për javët në vijim, përfshirë një ndalesë të samitit të BE-së më 22 dhe 23 nëntor, i cili është thirrur posaçërisht për t’i diskutuar planet e shpenzimeve të BE-së deri në vitin 2020.

Presidentja e sindikatës, Sylvie Jacobs tha se “ka gjasa për veprime të mëtejme” gjatë ditëve në vijim.

Sindikatat kanë frikë se shkurtimet në buxhet do të ndikonin drejtpërdrejtë në shkurtimin e stafit.

Britania në veçanti është ankuar për nivelin e stafit të BE-së, me kërkesën e kryeministrit David Cameron për shkurtim direkt të këtyre shpenzimeve.