Ndërlidhjet

Në Greqi papunësia arrin shifra rekorde


Ilustrim
Ilustrim
Papunësia në Greqi ka arritur shifrën rekorde prej 24.5 përqind.

Agjencia shtetrore greke e statistikave njoftoi sot se më shumë se 1.2 milionë njerëz nga popullësia 10 milionëshe tani janë të papunë.

Në raport thuhet se më shumë se gjysma e të rinjëve nga 15 deri më 24 vjeç nuk janë të punësuar.

Greqia ka kohë që po përballet me krizën e borxheve.

Parlamenti i Greqisë ka votuar për miratimin e masave të shtrëngimit, në mënyrë që vendi i zhytur në borxhe të marrë ndihma të mëtejme nga huadhënësit e huaj dhe t’i shmanget falimentimit.

Ligjvënësit aprovuan masat me një shumicë të ngushtë nga 300 ulëset e parlamentit. Paketa e masave të shtrëngimit, në vlerë prej rreth 13.5 miliard eurosh, ka qenë kërkesë e huadhënësve, në mënyrë që Greqia të marrë paketën e radhës të ndihmës, në vlerë prej 31.5 miliard eurosh.

Pa këto fonde, qeveria greke kishte paralajmëruar se do të mbeste pa para deri në mes të nëntorit.

Para votimit, me dhjetëra mijëra grekë protestuan kundër këtyre masave, jashtë ndërtesës së parlamentit.
XS
SM
MD
LG