E dielë, tetor 26, 2014 Kosova 02:13

Lajmet

Lazarenko dëshiron leje qëndrimi amerikane

Pavel LazarenkoPavel Lazarenko
x
Pavel Lazarenko
Pavel Lazarenko
Ish-kryeministri i Ukrainës, Pavlo Lazarenko raportohet se ka aplikuar për një leje qëndrimi amerikane, ka njoftuar avokatja e tij, Maryna Dolhopola.

Ajo tha sot se Lazarenko “nuk ka aplikuar për azil politik sikurse kanë raportuar disa media ukrainase, por vetëm për t’iu mundësuar e drejta për leje të përkohshme qëndrimi në Shtetet e Bashkuara”.

Lazarenko është liruar nga një burg në Kaliforni javën e kaluar, pasi mbajti dënimin prej tetë vjetësh për mashtrim.

Avokatja e tij tha se ish-kryeministri është duke u mbajtur nga autoritetet amerikane të emigracionit.