E shtunë, korrik 26, 2014 Kosova 21:15

Lajmet

Porto Riko voton për shtetësi të plotë brenda SHBA-së

IlustrimIlustrim
x
Ilustrim
Ilustrim
Qytetarët e Porto Rikos kanë votuar pro shtetësisë së plotë të vendit të tyre në një referendum jodetyrues.

Porto Riko aktualisht është territor vetëqeverisës i Shteteve të Bashkuara.

Banorët janë shtetas amerikanë, por nuk mund të votojnë në zgjedhjet presidencial të SHBA-së dhe kanë përfaqësim të kufizuar në Kongresin Amerikan.

Çdo ndryshim i marrëdhënieve të ishullit të Karaibeve me Shtetet e Bashkuara do të kërkonte miratimin e Kongresit Amerikan.

Zyrtarët thonë se afro 61 për qind e qytetarëve kanë votuar në favor të bërjes së Porto Rikos shtet i ri i SHBA-së.